Ekonomi

Milionat e shtetit kosovar në qira

Autori: Gazeta inFokus 09:57 | 04 September 2017

Nga viti 2007 e deri më tash rreth 60 milionë euro janë shpenzuar për pagesën e qirave për institucionet publike, të cilat nga mbarimi i luftës shfrytëzojnë objektet private

Rreth 60 milionë euro janë shpenzuar gjatë dhjetë vjetëve të fundit për pagesën e qirave për institucionet publike, të cilat nga mbarimi i luftës e deri më tash shfrytëzojnë objektet private.

Pavarësisht se kohë më parë ishte premtuar se brenda një kohe të shkurtër institucionet publike do të largohen nga objektet private, por në realitet ka ndodhur e kundërta, pasi shuma e mjeteve për pagesën e qirave është rritur nga viti në vit. Duke u bazuar në të dhënat zyrtare të Ministrisë së Financave shihet se vetëm gjatë

-Advertisement-

gjashtëmujorit të parë të këtij viti për këtë qëllim janë shpenzuar 3.65 milionë euro, transmeton zeri.info.

Sipas të dhënave zyrtare të MF-së shihet se për qira gjatë vitit 2016 janë shpenzuar 7 milionë e 863 mijë euro, gjatë vitit 2015 janë shpenzuar 7 milionë e 636 mijë euro, gjatë vitit 2014 janë shpenzuar 7 milionë e 923 mijë euro, gjatë vitit 2013 janë shpenzuar 7 milionë e 599 mijë euro, gjatë vitit 2012 janë shpenzuar 6 milionë e 891 mijë euro e derisa në vitin 2011 për këtë qëllim janë shpenzuar hiç më pak se 6 milionë e 400 mijë euro.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?
-Advertisement-

Të tjera