Nuk ka viza as më 2018-n
Autori: Gazeta inFokus
08:44 | 04 September 2017
I nominuari për kryeministër nga koalicioni PAN, Ramush Haradinaj, kishte premtuar se tre muaj pas formimit të Qeverisë Kosova do t’i plotësojë kushtet për liberalizimin e vizave.
Por po bëhen tre muaj nga fitorja e koalicionit PAN në zgjedhjet e 11 qershorit dhe Haradinaj nuk ka arritur që ende të formojë as Qeverinë e vendit.
E ky “ngërç” politik, sipas njohësve të marrëdhënieve ndërkombëtare, do të bëjë që Kosovës t’i shtyhen edhe më tej proceset integruese. Madje Kosova rrezikon që të mos përfitojë nga liberalizimi i vizave as brenda vitit 2018 nëse vazhdon me këtë qasje zvarritëse dhe bllokuese, transmeton zeri.info.
Ismajli: Kosova i ka stopuar proceset integruese, edhe liberalizimin
Proceset integruese janë stopuar dhe ky stopim vjen pikërisht si rezultat i mosfunksionimit të institucioneve politike për t’i kaluar proceset që presin vendin. Kështu ka thënë profesori universitar Dashnim Ismajli. Në një prononcim për “Zërin”, Ismajli ka shtuar se papërgjegjshmëria politike në Kosovë tashmë ka dhënë sinjalet e saj negative ndërkombëtarisht, transmeton zeri.info.
“Trendi i zhvillimeve në Kosovë ka sfiduar procesin tej mase dhe pasojat do të vërehen edhe për një periudhë të gjatë kohore”, ka thënë Ismajli. Më tej ai ka shtuar se sfidat e shtetit të Kosovës tashmë janë të njohura. Megjithatë, sipas tij, Kosova ka ngecur në politikat integruese dhe në ndërtimin e perspektivës së saj, e cila do t’i garantonte një ekzistencë të qëndrueshme Kosovës në arenën ndërkombëtare, transmeton zeri.info.
“Sa i përket një liberalizimi vizash nga Bashkimi Evropian nuk mendoj se kjo do të ndodhë në një afat të shkurtër kohor. Kjo varet edhe nga zhvillimet politike në vend, se sa është Kosova e aftë të kalojë këtë ngërç politik, të ndërtojë një qeveri stabile, e cila do të jetë e gatshme t’i përshpejtojë proceset që e presin dhe të shkurtojë rrugën integruese të shtetit të Kosovës”, ka përfunduar ai

T� tjera
-
Janina Ymeri i kërkon llogari Gërvallës: Ku e çoni ju viktimën?
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka kërkuar përgjegj...
-
Burri që i dorëzoi Vuçiqit fletëvotimin: Ai mezi ecte, e dinte se kishte marrë fund
Aleksandar Vuçiq, kandidati kryesor i listës “Serbia e Bashkuar”, votoi në zg...
-
Qytetarët ndezin qirinj në Pejë në kujtim të Arlinda Zekajt, kërkojnë drejtësi dhe mbrojtje për gratë
Qytetarë dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile janë mbledhur në...
-
Specialja miraton publikim transkripteve me redaktime në rastin Thaçi e tjerët
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë miratuar publikimin e versione...
-
Rasti i Pejës, Bajrami: Haxhiu s’do të duhej t’i merrte në mbrojtje Sveçlën dhe Gërvallën
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ins...
-
Nesër varroset Arlinda Zekaj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...
-
Ambasada britanike pas rastit të Arlindës: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka shprehur pikëllim të thellë pas ra...
-
“Të mos përfundojë me lamtumirën e fundit”, Musliu për debatin rreth rastit të Arlindës
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, në seancën për v...
-
Maqedonci: 209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake bazë në FSK
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se 209 rekrutë të rinj kanë...
-
14 ditë protestë! Pjesëmarrje më e ulët dhe situatë e qetë
Pas 3 orësh te Ministria e Arsimit ku u grumbulluan rreth orës 14:00, në mbrë...
-
Krismë armësh në Gjakovë, dy familjet tentojnë të qerojnë hesapet në rrugë
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në orët e mbrëmjes në zonën e Bllokut...




























