Lajme

Gruevski: Të vazhdojnë investimet e huaja në Maqedoni

Autori: Gazeta inFokus 18:13 | 03 September 2017

Lideri i OBRM-PDUKM-së, Nikolla Gruevski, sot në konferencën për shtyp apeloi deri te Qeveria e re të vazhdojë me bisedat me investitorët e huaj dhe të tërheqë investitorë të rinj që do të krijojnë vende të reja pune, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Apeloj deri te Qeveria që të vazhdojë me hapjen e vendeve të reja të punës edhe nëpërmjet kompanive vendase, edhe me investime të huaja”, tha Gruevski. Sipas tij, kompanitë e huaja që hapën kapacitete të tyre në Maqedoni, në mënyrë të dukshme kanë ndikuar në uljen e papunësisë në Maqedoni, nga 38 për qind në 22.9 për qind, kur OBRM-PDUKM lëshoi Qeverinë.

Si tepër të dëmshme ai e vlerësoi vendimin për deklasifikimin dhe shpalljene subvencioneve që ofrohen për kompanitë e huaja në Maqedoni, duke thënë se me këtë vendim Qeveria e dëmton nivelin konkurues të shtetit në krahasim me shtetet tjera fqinje dhe rajonale, të cilët poashtu garojnë për të tërhequr investitorë të huaj.

-Advertisement-

Si sinjal tjetër brengosës, Gruevski e vlerësoi tërheqjen e 33 promovuesve për investime nga Evropa, Amerika dhe Azia, si dhe paralajmërimin se Maqedonia më nuk do të reklamohet në CNN dhe media tjera botërore pasi që konsiderohen shpenzim i panevojshëm për vendin./Telegrafi/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut
-Advertisement-

Të tjera