Lajme

Mustafa reagon ashpër ndaj kërkesës së Thaçit që të ndihmohen të prekurit nga vërshimet në Houston

Autori: Gazeta inFokus 14:16 | 03 September 2017

Kryeministri në detyrë Isa Mustafa ka thënë se edhe vetë e ka konsideruar të dhimbshme dhe serioze fatin e viktimave dhe atyre që u zhvendosën pas vërshimeve në Houston.

Mustafa ka reaguar ndaj kërkesës së presidentit Thaçi, që të dhurohen si ndihmë 100 mijë dollarë nga Qeveria e Kosovës.

“Për këto çështje presidentët nuk komunikojnë me qeverinë me Facebook të dielën, por me akte zyrtare dhe duke respektuar legjimitetin e saj”, ka shkruar Mustafa në Facebook.

-Advertisement-

Ky është postimi i tij:

“Si Kryeministër e kam konsideruar të dhembshme dhe serioze fatin e viktimave dhe mbi një milion njerëzve të zhvendosur nga përmbytjet në Houston. Prandaj edhe ndihmën që mund ta japë Kosova. Për këto çështje presidentët nuk komunikojnë me qeverinë me facebook të dielën, por me akte zyrtare dhe duke respektuar legjimitetin e saj”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Hej, hej, hej, erdhi Black Friday me zbritje deri në 75% në Comodita Home
-Advertisement-

Të tjera