Lajme

Udhëheqësit e islamit politik prekin ku dhemb më së shumti

Autori: Gazeta inFokus 18:59 | 01 September 2017

Profesori i Shkencave politike dhe publicisti, Sadri Ramabaja, është shprehur rreth lajmit, i cili ende nuk është vërtetuar, se në Tiranë në kohën kur është falur Kurban Bajrami është mbuluar me anë të disa panove.

Ramabaja ka thënë në Info Magazine të Klan Kosovës se e di nga disa burime se me qëllim u mbulua përmendorja e Skënderbeu.

Ai ka thënë se këtë e kanë bërë udhëheqësit e islamit politik, të cilët, sipas tij, po provojnë t’i uzurpojnë hapësirat publike të shqiptarëve.

-Advertisement-

“Ajo që ndodhi e kam pritur që do të ndodhë, pasi duke e njohur bazamentin e islamit politik e kam kuptuar se kjo çka ka ndodhur sot është produkt i islamit politik. Shtatorja e Skënderbeut nuk ka pasur mundësi të shihet për shkak të mbulimit nga të dy anët. I kam shtatë burime, madje edhe nga njerëz që kanë qenë aty”, ka thënë Ramabaja, njofton Klan Kosova.

“Udhëheqësit e islamit politik prekin ku dhemb më së shumti. Më këtë rast ndërgjegjja nacionale është prekur më së shumti. Islami politik hapin e parë që e ka bërë kudo ka qenë vënia nën kontroll e gjithë asaj që quhet publike”.

“Sheshi Skënderbeu është epiqendra publike e popullit shqiptar dhe për këtë kjo është prekur. Shteti laik duhet të reagojë”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Hapet shkolla e mesme profesionale në Qytetin e Ferizajit
-Advertisement-

Të tjera