Ky është qyteti i ëndrrave në Evropë: Rroga 1200 Euro, qiraja 15 Euro, s’ka papunësi, as krim dhe as polici (VIDEO)
Autori: Gazeta inFokus
15:57 | 31 August 2017
Marinaleda është një qytet i vogël në Andaluzi, në pjesën jugore të Spanjës, me një sipërfaqe prej 25 km katrorë dhe me rreth 2700 banorë.
Qyteti ta ndërton shtëpinë, nuk ka të papunë, rrogat janë 1200 euro, stërvitje pa pagesë në të gjitha stadiumet dhe vendet për rekreacion dhe sport, nuk ka polici, interneti është pa pagesë në gjithë qytetin.
Shumë spanjollë duan të shpërngulen në këtë qytet, sepse tërheq shumë turistë nga bota.
Ndërsa pjesa tjetër e vendit po përballet me probleme të shumta, qytetarët e këtij qyteti treguan se njerëzit mund të jetojnë mirë, nëse çmojnë vlerat e vërteta dhe vetë e organizojnë jetën – harmoninë, bashkimin, ndihmën e ndërsjellë – janë këto që vlerësohen në këtë qytet. Qytetarët iu kundërvunë ashpër dhe i thanë jo vrapimit të çmendur pas fitimit dhe akumulimit të pasurisë.
Qytetarët vendosën që të flakin çdo gjë nga kapitalizmi i egër – në qytet, në vend të reklamave të bankave dhe markave të njohura si Koka Kola – ka art rrugësh në formë të grafiteve dhe muraleve me porosi për përkrahje dhe solidaritet, diçka të ngjashme me grafitet në Kubë dhe Venezuelë.
Rrugët janë emëruar me emra të luftëtarëve të njohur për të drejtat e punëtorëve – Frederiko Garsia Lorka dhe Pablo Neruda janë disa prej tyre.
Ndërsa pjesa tjetër e Spanjës lufton kundër oligarkëve lokalë dhe bankave të huaja që kanë gllabëruar vendin, vendimet në këtë qytet merren në mënyrë demokratike, drejtpërdrejt nga qytetarët, në mbledhjet që mbahen pothuajse çdo javë dhe ku marrin pjesë 300-400 njerëz.
Derisa shkalla e papunësisë në Spanjë ka arritur 27 përqind, në Marinaleda është arritur punësimi i të gjithëve – të gjithë bëjnë punën që duan dhe marrin rrogë. Rroga mesatare mujore e të punësuarëve është 1200 euro.
Kushdo që dëshiron të ndërtojë shtëpinë e tij mund ta bëjë këtë falas. Materialet dhe punëtorët e kualifikuar janë dhënë nga bashkia e qytetit, dhe lejimi bujar prej 192 metra katrorë do të thotë se shtëpitë janë të bollshme.
Familjet pastaj do të paguajnë vetëm 15 euro ($ 19) në muaj për pjesën tjetër të jetës së tyre, me marrëveshjen që shtëpia nuk mund të shitet për përfitime private. /Express/

T� tjera
-
Haxhiu nesër në Shkup, njoftohet se do t’i takojë Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidenten
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të martën, ...
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...


































