Lifestyle

​Nëse doni që lidhja juaj të jetë e suksesshme, bëni këto gjëra së bashku

Autori: Gazeta inFokus 15:56 | 31 August 2017

Nuk e dimë nëse këto gjëra i bëjnë këto çifte të lumtur, ose nëse i bëjnë ato thjesht nga lumturia, por të gjitha gjërat e mëposhtme janë zakone të çifteve që janë në një marrëdhënie të lumtur dhe të shëndetshme.

Dhe kush thotë jo?

1. Flejnë së bashku, në të njëjtën kohë …
A keni pyetur ndonjëherë pse prindërit tuaj e bënin këtë gjë mjaft shpesh? Qëndrimi në shtrat, duke folur për problemet me të cilat përballen, si do t’ju rrisnin, apo gjithë gjërat e tjera që kanë ndodhur në punë … mund të duket e kotë dhe e panevojshme për ju, por kjo në të vërtetë mban një marrëdhënie të freskët dhe e maturon atë. Kontakti fizik është shumë më i rëndësishëm se sa mendoni ju. Sidomos kur jeni duke shkuar në shtrat. Kjo do të sigurojë një gjumë të mirë natën.

-Advertisement-

2. Ata e dinë se nuk është e thënë të bëjnë gjithçka së bashku.
Ata nuk janë kurrë një nga “ato” çifte. I respektojnë çështjet private, jetën dhe hobet e njëri-tjetrit. Ata e dinë se të dy kanë nevojë për kohë të tyren dhe se kanë interesa të ndryshme. Apo ndoshta edhe kalojnë kohë me miqtë e tyre, dhe dalin me shokë apo shoqe. Shkuarja në kinema vetëm, nuk është kurrë një çështje. Dashuria nuk është të jesh bashkë 24/7. Ndonjëherë, ka të bëjë edhe me mungesën e tjetrit.

3. Zonat private, jetë private …
Në vijim të pikës së mësipërme, por shumë më e rëndësishme se ajo; Ajo që ata kanë më së shumti të përbashkët, është se si e respektojnë jetën private të njëri-tjetrit. Nuk jemi të njëjtë dhe secili prej nesh është unik. Është shumë e rëndësishme që të ndjekim rrugët tona, për periudha të shkurtra kohore.

4. Të folurit është çelësi …
Çdo marrëdhënie ka uljet dhe ngritjet e saj. Është shumë e rëndësishme për t’i zgjidhur këto çështje duke folur si dy njerëz të civilizuar. Këta njerëz shmangin skenarë të ndyrë dhe dyshime të pista. Nëse ata mendojnë se tjetri po fsheh diçka, menjëherë e thonë këtë. Nuk e mbajnë për vete.

5. Mjerimi ka nevojë për shoqëri!
Çiftet e lumtur kurrë nuk përpiqen të zgjidhin një problem të madh vetmevete. Ata ndajnë gjëra, flasin dhe ballafaqohen, nëse është e nevojshme. Ata e dinë se sa lehtësohen problemet kur i ndan me të tjerë.

6. Dëgjoni dhe dëgjoni me kujdes …
Kushtojini vëmendje asaj që thotë gjysma tjetër. Nuk ka një gjë të tillë si “unë them fjalën e fundit!” Ju nuk mund të merrni vendime për të dy ju. Çiftet e lumtur e dinë si dhe kur të dëgjojnë!

7. Dallimet janë një vlerë e shtuar!
Ata kurrë nuk përpiqen të ndryshojnë njëri-tjetrin. Jemi të lindur të ndryshëm dhe të gjithë kemi shije dhe këndvështrime të ndryshme. Për çiftet e lumtur, këto dallime janë shanse për të eksploruar më thellë njëri-tjetrin. Ata përpiqen dhe shtojnë ngjyra të ndryshme në marrëdhëniet e tyre.

8. Mendoni të ndarë, por veproni së bashku!
Kur dy njerëz bashkohen, sigurisht që do të ketë mendime dhe ide të ndryshme. Ajo që me të vërtetë ka rëndësi, është gjetja e terrenit të mesëm pas të gjitha diskutimeve. Këta njerëz e dinë si ta argumentojnë si duhet idenë e tyre. Ata dëgjojnë me vëmendje dhe lënë njëri-tjetrin të flasë.

9. Ata kurrë nuk fokusohen në gabimet e njëri-tjetrit …
Ata vazhdimisht e motivojnë njëri-tjetrin dhe nuk përqendrohen në anët negative. Kjo nuk do të thotë se ata injorojnë plotësisht gabimet e tyre. Ata thjesht nuk i përdorin ato si armë, por në vend të kësaj, i fshehin ato në publik dhe i zgjidhin së bashku në mënyrë private.

10. Terreni i përbashkët është shumë i rëndësishëm!
Ata gjithmonë lënë kohë për interesa dhe aktivitete të përbashkëta, sepse gjithë kjo kohë e kaluar së bashku është shumë më e çmuar dhe ua bën lidhjen edhe më të fortë.

11. Xhelozia nuk është për ta bërë njëri-tjetrin të ndihen keq!
Ashtu si të gjitha çiftet, çiftet e lumtura ekalojnë edhe xhelozinë. Por për ta, kjo kurrë nuk është një çështje e rëndësishme. Ata gjejnë mënyrat më të lezetshme e të adhurueshme për të shprehur xhelozinë e tyre, dhe pastaj qeshin me të!

12. Kapin duart së bashku!
Disa mendojnë se kjo është ngjitëse dhe klishe, por në fakt, është me të vërtetë e thjeshtë dhe efektive. Mos u shqetësoni për atë që të tjerët mund të mendojnë, apo si mund të dukeni nga jashtë. Këta çifte e dinë këtë më së miri!

13. Falja…
Të gjithë bëjmë gabime… Askush nuk është i përsosur dhe ata e dijnë më mirë se shumica e çifteve. Në vend që të ndihen gjithnjë e më keq për gabimet e tyre, ata përpiqen të fokusohen në ndreqjen e gabimeve.

14. Nuk ndalen kurrë së përshëndeturi mes tyre
Kontakti bazik njerëzor është i rëndësishëm. Çdo ditë e shohim se si një buzëqeshje apo një përshëndetje ia ndryshon ditën tjetrit. Edhe nëse janë të grindur, ata nuk harrojnë të përshëndeten.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Keiretsu Forum Southeast Europe dhe BKT Kosova, një bashkëpunim i guximshëm për herë të parë në llojin e tij, në…
-Advertisement-

Të tjera