Lajme

”Grupi i Kumanovës” fjalën e fundit e flasin edhe Ukshini e Sefaj (Video)

Autori: Gazeta inFokus 15:33 | 31 August 2017

Në seancën gjyqësore për rastin e Kumanovës ku vazhdohet të thuhet fjala përfundimtarë e mbrojtjes dhe të akuzuarve, i akuzuari Sami Ukshini ka lëshuar akuza të rënda ndaj sistemit të drejtësisë dhe politikës në Maqedoni. Ukshini i njohur me nofkën Sokoli tha se nuk e pranon këtë sistem gjyqësor dhe ngriti pyetjen se kush ka luftuar me 10 maj pasi, sipas tij, grupi i armatosur është dorëzuar me 9 maj ora 21:30.

Ky sistem në përgjithësi dhe ju si gjykatë për mua nuk jeni të pranueshëm. Prokuroria në akuzën e saj ka përmendur se një pjesë e të akuzuarve kanë ardhur për para. Këtë duhet ta vërtetojë. Ndërsa, unë i bindur jam se këtu askush nuk ka ardhur për para. Por, shërbimet e inteligjencës të drejtuara nga kryetari i shteti Gjorgje Ivanov dhe ato të udhëhequra nga ish kryeministri, krimineli Nikolla Gruevski, dhe disa shqiptarë dy djemve të cilët u dorëzuan me 9 maj në ora 21:30, të cilët më pas u ekzekutuan u kanë ofruar 5 milion euro. Unë kam qen mur i gjallë, dhe i kamë parë .Mirëpo, ato e çuan misionin e tyre në vend dhe nuk i pranuan ato para. Për fjalët që po i them ekzistojnë edhe xhirime. Cili shtet normal bën pazare me ‘terroristë’. Ne i kemi lënë armët sepse OSBE-ja na ka garantuar siguri. Filmimet e prezantuara kohë më parë nga prokuroria janë qesharake” – u shpreh Sami Ukshini –Sokoli, i akuzuar, njofton Alsat-M.

Deri sa Sokoli jepte fjalën përfundimtare, në disa raste është ndërprerë nga gjykatësja Verka Petrovska me arsyetimin se ai mbrohet dhe nuk thotë fjalën e fundit. Këtë fjalim e kanë mbështeture dhe të akuzuar të tjerë , ndërsa i akuzuari Genc Sefaj tha se kjo gjykatë e ka borxh që të zbardh të vërtetën për hir të viktimave dhe familjarëve të tyre.

-Advertisement-

Ne kemi pasur shpresa te ju gjykatëse, por me kalimin e kohës ju na keni zhgënjyer. Hetimet transparente për këtë rast ju është dashur t’i bëni për hire të opinionit, viktimave, për hir të familjarëve të viktimave dhe atyre banorëve të cilëve ua dogjët dhe shkërmuar shtëpitë si dhe për hir të popullit tuaj. Sidoqoftë, këtë rast me ju ose pa ju, ne vetë do ta zbardhim. Në aktakuzë thuhet se një pjesë e të akuzuarve kanë ardhur për shkaqe politik dhe një pjesë tjetër për shkaqe materiale. Unë personalisht dua ta di se në cilën anë bëj pjesë. Prokuroria duhet të jap përgjigje, nëse është e vërtet se dikush ka ardhur për para, atëherë duhet të tregoj se kush është dashur t’i jep ato të holla. Tek e fundi ne duhet të dimë nëse është dashur të marrim të holla, atëherë kush nga qenka borxhliu” – tha Genc Sefaj, i akuzuar.

Avokati i të akuzuarve Shenasi Iseini tha se provat që e ofron prokuroria deri më tash nuk janë të mjaftueshme për këtë akt akuzë dhe se në këtë gjykim kemi vetëm gjykim në bazë të dëshirës. Ndërsa Valdet Zekaj dhe Shefqet Hallaqi në shenjë bojkoti kanë lëshuar seancën nga fillimi, kurse Shefqet Hallaqit i është përkeqësuar gjendja shëndetësore si pasojë e shtrëngimit të prangave dhe më pas i është ofruan ndihma mjekësore. Seanca e ardhshme gjyqësore do të vazhdoj me 12 shtator.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë
-Advertisement-

Të tjera