Lajme

Gjendet një trup i pajetë në plazhin në Sarandë

Autori: Gazeta inFokus 10:38 | 31 August 2017

Një trup i pajetë është nxjerrë nga plazhi i Bunecit në Sarandë mëngjesin e sotëm. Nga raportimet e para mësohet se viktima është parë nga pushuesit teksa pluskonte mbi ujë.Sakaq në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, dhe nga të dhënat paraprake rezulton se trupi i pajetë është i seksit mashkull.

Sipas policisë, viktima është i veshur, por ende nuk dihet identiteti i tij.

Trupi i pajetë është nxjerrë para pak minutash nga deti dhe është dërguar në morgun e spitalit të Sarandës.Do të jetë ekspertiza mjeko-ligjore ajo që do të hedhë më shumë dritë mbi shkaqet e vdekjes së tij.Një ditë më aprë një tjetër person është gjetur i pajetë në plazhin e Vlorës. /albeu.com/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita Home dhe Prince Caffe: Sponsor të përgjithshëm të Sunny Hill Festival
-Advertisement-

Të tjera