Ministrja Nikolla i përgjigjet Bashës për arsimin
Autori: Gazeta inFokus
15:30 | 30 August 2017
Ish-ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla e rikonfirmuar sërish në këtë post, iu përgjigj akuzave të Partisë Demokratike për tekstet shkollore, duke theksuar se për tre muaj ministrja teknike e Arsimit u mor me gjithçka, por vetëm me këtë çështje jo.
Ajo ka akuzuar Bashën për injorancë duke u shprehur se nuk ka qenë ajo që ka vendosur çmimet e teksteve.
Reagimi i plotë i Nikollës:
“E keqardhur, që pas reagimit tim, me respekt e predispozitë të plotë, ndaj shqetësimit të tij, lidhur me tekstet shkollore, zoti Basha më kundërvihet me deklaratën e partisë së tij.
Zoti Basha, deklarata juaj flet për injorancë. Pyetja që unë shtroj është se, ku është dija juaj, kur thoni se edhe çmimin e teksteve e paskam vendosur unë?
Kjo është për të qeshur!
Deklarata juaj flet për indiferencë në proces. Pyetja që unë shtroj është se, ku ishte vëmendja e të zgjedhurës suaj, që prej 3 muajsh u mor me gjithçka në detyrën e ministres se arsimit (deri edhe me yjet e hoteleve ku u akomodua në vizita zyrtare) dhe në asnjë moment me këtë proces që të informoheshit dhe ju bazuar mbi fakte.
Kjo është mjerane!
Deklarata juaj ripërsërit qëndrimin tuaj se, tekstet shkollore janë falas për të gjithë në të gjithë rajonin. Lidhur me këtë, nuk e kuptoj se ku është vëmendja juaj, kur akoma nuk e dini se kjo nuk është e vërtetë. Kjo është për të qeshur!
Sa për këshillën që me jep partia juaj, që unë të lë kolltukun e zyrës dhe të takoj prindërit, kjo pastaj është vërtet sa për të qarë e aq për të qeshur. Sepse, ju zoti Basha, nuk e dini as faktin që unë nuk jam aktualisht ministre e arsimit, ministre është ende e zgjedhura juaj. Pa dashur t’ju rëndoj duke jua kujtuar këtë, dua vetëm t’ju lutem t’i lini sulmet, akuzat e fyerjet e llojit të vjetër.
Unë jam gatshme, sapo të marr detyrën, t’ju takoj dhe të bashkëpunoj me ju, për të folur për arsimin dhe jo për njeri-tjetrin.

T� tjera
-
Specialja miraton publikim transkripteve me redaktime në rastin Thaçi e tjerët
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë miratuar publikimin e versione...
-
Rasti i Pejës, Bajrami: Haxhiu s’do të duhej t’i merrte në mbrojtje Sveçlën dhe Gërvallën
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ins...
-
Nesër varroset Arlinda Zekaj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...
-
Ambasada britanike pas rastit të Arlindës: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka shprehur pikëllim të thellë pas ra...
-
“Të mos përfundojë me lamtumirën e fundit”, Musliu për debatin rreth rastit të Arlindës
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, në seancën për v...
-
Maqedonci: 209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake bazë në FSK
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se 209 rekrutë të rinj kanë...
-
14 ditë protestë! Pjesëmarrje më e ulët dhe situatë e qetë
Pas 3 orësh te Ministria e Arsimit ku u grumbulluan rreth orës 14:00, në mbrë...
-
Krismë armësh në Gjakovë, dy familjet tentojnë të qerojnë hesapet në rrugë
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në orët e mbrëmjes në zonën e Bllokut...
-
Gjini: Kurti ligjëroi për përgjegjësitë e shtetit, por askush nga pushteti nuk dha dorëheqje pas vrasjes së Arlinda Zekajt
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt, ...
-
Tahiri-Matoshit, pasi përmendi Sami Lushtakun: Mos moralizo
Deputeti i LDK-së Lutfi Haziri, ka folur në seancën e jashtëzakonshme të Kuve...
-
Rasti i Arlindës, Musliu sjell shembullin e Pejgamberit për rolin e gruas në jetën e burrit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Osman Musliu, ka folur për herë të parë në ...





























