Auto&Tech

Smartfoni i ardhshëm i Blackberryt pa tastierë

Autori: Gazeta inFokus 11:02 | 30 August 2017

Pritet që së shpejti të vijë smartfoni i ri i kompanisë së njohur Blackberry, por ky smartfon do të vijë me një dizajn krejt tjetër, që do të thotë s’do të ketë tastierën QWERTY.

TCL, kompania kineze e cila tani prodhon të gjitha pajisjet e Blackberryt, së shpejti do të lansojë telefonin e ri pa tastierë i cili do të shoqërojë modelin KeyOne, transmeton Koha.net.

Francois Mahieu, kreu i departamentit të shitjes në TCL, thotë se smartfoni vjen me ekran të ndjeshëm në prekje dhe se do të kushtojë sikurse KeyOne, diku rreth 549 dollarë.

-Advertisement-

Gjithashtu, thuhet se smartfoni i ri do të jetë smartfoni i parë i Blackberryt që do të jetë rezistent ndaj ujit.

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy