Lifestyle

Trend i ri i grimit: Theksoni sytë në mënyrë të thjeshtë dhe efektive (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 10:11 | 30 August 2017

Ky trend freskues në grimin e syve është shumë i lehtë për ta kopjuar, thjesht do ta admironi.

Këto ditë në Instagram është shfaqur edhe një trend i cili nuk është as bizar, as ekstrem, as i vështirë për ta kopjuar, por është i thjeshtë dhe shumë i bukur.

Fjala është për “strobing” të pjesës së brendshme të syve, përkatësisht për vënien e hijesimit në sipërfaqen midis syve dhe rrënjë së hundës, në mënyrë që të theksoni shkëlqimin e asaj pjese.

-Advertisement-

Kjo teknikë e grimit më së miri duket me hijesimet në ngjyra të buta dhe të zjarrta, por që ka efekt rinues, sepse hap sytë dhe i bën më të shkëlqyeshëm, transmeton Telegrafi.

Nga ana tjetër, nuancat e errëta kanë efekt të kundërt, andaj më është mirë t’i shmangni. Hijesimin bëjeni me gishtin e vogël apo me aplikator, madje pa kurrfarë hijesimesh apo lyerjesh.

Rezultati gjithmonë do të jetë i mrekullueshëm, pa marrë parasysh cilën ngjyrë të zjarrtë e përdorni.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Birra të ftohta e me shumë ZBRITJE veç në Viva Fresh!
-Advertisement-

Të tjera