S’ka ende buxhet për zgjedhjet e tetorit
Autori: Gazeta inFokus
08:21 | 30 August 2017
Qeveria e Kosovës ende nuk i ka ndarë mjetet buxhetore për organizimin e zgjedhjeve lokale në vend, derisa periudha në dispozicion kur qytetarët do t’i drejtohen kutive të votimit është më pak se dymujore, shkruan sot, gazeta Zeri.
Me buxhetin e vitit 2017 ishin planifikuar mbi 5 milionë euro për mbajtjen e zgjedhjeve komunale në vend, por këto mjete ishin marrë në shfrytëzim nga autoritetet vendore për t’i organizuar zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të mbajtura në qershor të këtij viti.
Megjithëse po bëhen tre muaj prejse janë mbajtur zgjedhjet parlamentare, ekzekutivi i vendit ende nuk e ka ndarë buxhetin e nevojshëm për organizimin e zgjedhjeve komunale, të cilat do të mbahen më 22 tetor të këtij viti.
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka deklaruar se janë duke e përgatitur një raport përfundimtar për koston e organizimit të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Sipas tij, meqenëse zgjedhjet parlamentare nuk kanë qenë të planifikuara me buxhet, atëherë janë shfrytëzuar mjetet e ndara për zgjedhjet komunale të këtij viti.
“Qeveria e Kosovës ka vendosur se do të ndahen mjetet buxhetore për zgjedhjet komunale gjatë procesit buxhetor 2017”, ka pohuar Elezi.
Sipas tij, për zgjedhjet lokale 2017 nga Ligji për Buxhet i këtij viti, i miratuar në Kuvendin e Kosovës, janë paraparë 6.1 milionë euro.
Megjithatë, siç thotë ai, shuma e saktë e buxhetit të nevojshëm për zgjedhjet komunale nuk dihet pa përfunduar i gjithë procesi, pasi kjo gjë varet edhe nga komunat që do të shkojnë në balotazh.
“Kostoja e zgjedhjeve lokale varet edhe në atë se në sa komuna do ta kemi rundin e dytë, pra i balotazhit, i cili është paraparë me ligj. Vlen të theksohet se në zgjedhjet lokale të vitit 2013 janë mbajtur rundet e dyta në 25 komuna nga 38 sa janë gjithsej”, ka sqaruar Elezi.
Në anën tjetër, zyrtarë të Ministrisë së Financave kanë deklaruar për gazetën “Zëri” se rreth 2 milionë euro të ndara fillimisht për zgjedhjet komunale, të cilat janë shfrytëzuar për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, do të kompensohen për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve gjatë procesit buxhetor të vitit 2017.

T� tjera
-
Haxhiu nesër në Shkup, njoftohet se do t’i takojë Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidenten
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të martën, ...
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...
































