Sport

Përforcimet e Panuccit, të gatshëm ta ndihmojnë Kombëtaren

Autori: Gazeta inFokus 15:55 | 29 August 2017

Valon Ahmedi dhe Hysen Memolla, dy përforcimet e reja të Kombëtares, kanë folur për grumbullimin nga Christian Panucci dhe për dy ndeshjet e radhës ndaj Lihtenshtajnit dhe Maqedonisë.

Valon Ahmedi, mesfushori i skuadrës sllovene, Maribor, në konferencën për shtyp deklaroi se ai ndihet krenar për grumbullimin dhe se do te japë maksimumin për Shqipërinë.

“Kam lindur në Oher, por jam rritur në Kërcove. Kombëtarja është një ëndërr për mua, pasi jam dhe shqiptari i vetëm nga Maqedonia. Një ëndërr e bërë realitet dhe një nder për mua. Kam luajtur me Latifin dhe Grezdën. Është një lojtarë i mirë dhe ndihem mirë që do të luaj më të te kombëtarja e madhe”, ka deklaruar Ahmedi.

“Kam pasur  miq edhe shokë që më thoshin shko te Maqedonia. Kam bërë zgjedhje me zemër. Sikur edhe një ndeshje te Shqipëria të luaj do isha me i kënaqur sesa dy te Maqedonia.  Panucci në telefonatën e parë më përgëzoi për lojën që bëj. Shpresoj që me kualitet që kam ta ndihmoj kombëtaren”, ka theksuar ai

-Advertisement-

Kurse, Hysen Memolla, mbrojtësi i majtë i Hajdukut të Splitit, nuk e ka pritur një ftesë nga Christian Panucci. Ai thotë se do ta jap maksimumin për fanellën kuqezi.

“Nuk e prisja këtë ftesën, por jam shumë i lumtur që bëj pjesë në Kombëtare dhe shpresoj të jap 100 për qindëshin me skuadrën”, ka deklaruar 25-vjeçari.

“Jam këtu për të punuar. Agolli? Ai është kapiten i ekipit dhe unë e respektoj, për të tjerat vendos trajneri. Ky është shansi im dhe  tani shpresoj të tregoj veten”, ka theksuar ai. /Express/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!
-Advertisement-

Të tjera