Lajme

Lista Serbe: Arrestimi në Mushtisht ka për qëllim frikësimin e serbëve

Autori: Gazeta inFokus 13:47 | 29 August 2017

“Arrestimi i Bogdan Mitrovicit në Mushtisht është i pabazë  dhe është një dëshmi tjetër përmes të cilave metoda shqiptarët duan të trembin serbët në Kosovë”, ka deklaruar sot Lista Serbe, e cila ka kërkuar nga institucionet në Kosovë që të lirojnë menjëherë Mitrovicin.

Lista Serbe u ka bërë thirrje përfaqësuesve ndërkombëtarë që të përfshihen në këtë rast dhe të parandalojnë keqtrajtimin e tij.

“Çdo vit ne dëshmojmë se serbët në Mushtisht janë duke u keqtrajtuar dhe përfqësuesit ndërkombëtarë vetëm shikojnë se si po shkelen  të drejtat e njeriut. Me këtë rast ne pyesim veten, se a janë këto vlerat europianë që po përfaqësohen në Kosovë?!”, thuhet në deklaratë, transmeton arbresh.info.

-Advertisement-

Ata theksojnë se populli serb nuk duhet të frikësohet nga kjo sjellje dhe se Lista Serbe do të luftojë me të gjitha mjetet politike dhe demokratike për t’u dëgjuar zërat e njerëzve të pafajshëm.

“Ne jemi të bindur në luftën tonë për një jetë dinjitoze dhe do të vazhdojmë të marrim të gjithë mbështetjen nga shteti jonë, Serbia”, thuhet në deklaratë./arbresh.info/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!
-Advertisement-

Të tjera