Është arritur marrëveshja ndërmjet PAN-it dhe AKR-së?
Autori: Gazeta inFokus 18:35 | 28 August 2017
Koalicioni PAN dhe Aleanca për Kosovën e Re e Behgjet Pacollit kanë rënë dakord për krijimin e institucioneve të reja. Gazeta Expres merr vesh se Pacolli ka pranuar të bëhet pjesë e qeverisë së re, e cila pritet të drejtohet nga Ramush Haradinaj.
Si duket negociatat që janë zhvilluar gjatë fundjavës që shkoi, kanë qenë vendimtare për këtë marrëveshje.
Javën e kaluar Kuvendi i Kosovës nuk arriti të zhbllokohet pasi PAN ende nuk i kishte votat për Kryeparlamentarin. Kjo nxiti debate të ashpëra dhe përplasje sidomos ndaj Vetëvendosjes dhe Partisë Demokratike të Kosovës.
Kreu i PDK-së Kadri Veseli në replikat e tij me Albin Kurtin në Kuvend, tha se do të hiqte dorë nga posti i Kryeparlamentarit nëse Kurti arrin të sigurojë 61 vota – aq sa duhen për zgjedhjen e kryeparlamentarit dhe formimin e institucioneve.
Kjo ka nxitur një proces tjetër bisedimesh po zhvillohet ndërmjet Vetëvendosjes dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, por nuk dihet se cilat janë shanset që këto dy palë të arrijnë, pasi nuk po hezitojnë të përplasen publikisht sidomos rreth cështjes së 70 dosjeve që Vetëvendosje i ka deponuar në Prokurori kundër Isa Mustafës, shkruan Express.
Të tjera
-
Ndërron jetë gruaja që u vetaksidentua në Suharekë
Një grua ka vdekur pasditen e djeshme si pasojë e një vetaksidenti që ndodhi ...
-
Vrasja e 14-vjeçarit në Tiranë: Një rikujtim i zymtë i “dështimit kolektiv”
Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, mesditën e 18 nëntorit në Tiranë, tronditi ...
-
“Retorika serbe” – Daut Haradinaj thotë se Kosova bashkë me aleatët është më e përgatitur se në 98-99
Anëtari i Kryesisë së AAK-së, Daut Haradinaj, ka thënë se retorika luftënxitë...
-
Vladimir Putin ka një paralajmërim për Ukrainën: Do t’i përdorim raketat eksperimentale
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, është zotuar se do të nisë më shumë sulm...
-
Halil Matoshi: Presidentja e pranoi se Kurti na ka prishë me SHBA-n, do të thotë opinionistat nuk gënjyen
Analisti politik dhe publicisti, Halil Matoshi, ka komentuar fjalimin e presi...
-
Fotografia e Xhemail Mustafës pranë asaj të Enver Malokut, ish-deputetja: U bashkuan sërish!
Ish-deputetja e LDK-së, Doruntinë Maloku, ka njoftuar për mbledhjen e sotme n...
-
Haki Abazi: Zhgënjimi i njerëzve është shumë i madh, edhe vet besova tek 51%
Haki Abazi: Besova tek 51 %, por këto 4 vite kemi shënuar regres, zhgënjimi i...
-
KFOR-i publikon imazhe të ushtarëve duke patrulluar në Istog
Ushtarët e KFOR-it kanë ka zhvilluar një sërë aktivitetesh patrullimi dhe vëz...
-
Kritika e Besnik Tahirit: Deputetëve iu dhanë 41 orë për me e trajtu një document 738 faqësh
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK’së, Besnik Tahiri, e ka cilësuar si “supers...
-
Raportimet se Prokuroria po heton tenderët sekret, Bajrami: 273 kanë përfunduar te ‘dostat’ – me negociata në katër sy
Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka re...
-
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Shefi i NATO-s, Mark Rutte, ka zhvilluar bisedime me presidentin e zgjedhur a...
-
Shpaloset potreti dhe pllaka përkujtimore e Xhemail Mustafës në selinë e LDK-së
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, në 24-vjetorin e vrasjes së Xhemail Musta...