‘Thaçi duhet të ketë neutralitet më të madh me PDK-në’ ‘Thaçi duhet të ketë neutralitet më të madh me PDK-në’
Autori: Gazeta inFokus 14:54 | 28 August 2017
Vonesa në formimin e institucioneve qendrore në Kosovë i ngjason më shumë një pengmarrjeje të demokracisë sesa një ushtrimi demokratik.
Kështu ka deklaruar gjatë një interviste për gazetën “Zëri” Afrim Krasniqi nga Instituti i Studimeve Politike në Tiranë, duke shtuar se një vend serioz, një politikë serioze dhe një elitë politike serioze veprojnë ndryshe: Shkojnë të gjithë në parlament, jetësojnë parlamentin e ri, vërtetojnë mandatet dhe më pas nis debati politik mbi shumicat e mundshme parlamentare.
Krasniqi ka thënë se Kosovës nuk i duhet një qeveri e pakicës, pasi që, sipas tij, koalicioni i pakicës, cilido qoftë ai, ka të drejtë legjitime ta krijojë ekzekutivin, por, siç thotë ai, bërja e qeverisë dhe ushtrimi i qeverisjes janë dy gjëra jo gjithnjë të njëjta.
“Ndaj nuk mendoj se një koalicion i shumicës së thjeshtë do të jetë aq funksional sa t’i marrë reformat që ka nevojë Kosova. Reformat kërkojnë një “koalicion politik”, një pakt kombëtar midis mazhorancës dhe opozitës së dalë nga zgjedhjet. Pakti nuk kërkon patjetër bashkëqeverisje, por krijon bazat për një shtet funksional e demokraci më funksionale, pra është në dobi të të gjithëve, duke përfshirë mazhorancën dhe opozitën”, ka thënë Krasniqi, duke shtuar se nuk është hera e parë që parti të caktuara në Kosovë preferojnë më shumë varësinë e kompromisin politik me pakicat serbe e minoritare sesa kompromiset politike midis vetë faktorëve shqiptarë.
Ai madje i ka rekomanduar presidentit Thaçi të jetë më aktiv në procesin e jetësimit të institucioneve postzgjedhore dhe të ketë neutralitet më të madh në raport me ish-partinë e tij politike (PDK-në) .
Zëri: A do të duhej presidenti Hashim Thaçi t’ia japë mandatin partisë së dytë, në këtë rast kandidatit të “Vetëvendosjes” për kryeministër, Albin Kurti, nëse Ramush Haradinaj dështon brenda afatit ligjor ta formojë Qeverinë?
Krasniqi: Së pari mendoj se presidenti do të duhej të ishte më aktiv në procesin e jetësimit të institucioneve postzgjedhore. Së dyti, do të duhet të kishte neutralitet më të madh në raport me ish-partinë e tij politike. Së treti, do të duhej që në konsultë me Gjykatën Kushtetuese dhe ekspertë të sqarohej publikisht praktika klasike e dhënies së mandateve për shumicat parlamentare. Nuk ka rëndësi emri i kryeministrit sa ka rëndësi baza e legjitimitetit dhe standardi kushtetues në zgjedhjen dhe votëbesimin e tij. Nëse rendim pas emrave të veçantë kriza nuk zgjidhet, sepse Parlamenti i ri i Kosovës është po aq penalizues për pretendentët e secilës palë. Procesi meriton të ketë bazë të qëndrueshme kushtetuese dhe nëse ka ende dilema palët do të duhej t’i adresoheshin për asistencë Komisionit të Venecias.
Të tjera
-
Qeveria emëron një komision për përzgjedhjen e kryeinspektorit shëndetësor, Vitia s’i përmend emrat e anëtarëve
Qeveria e ka miratuar emërimin e një komisioni ‘ad-hoc’ për “vlerësimin profe...
-
Ngritet aktakuzë ndaj dy gjinekologëve, ushtruan kundërligjshëm veprimtarinë mjekësore
Është ngritur aktakuzë ndaj personave nga ana e Prokurorisë Themelore të Priz...
-
Haradinaj e nis ditën në Boletin: Isa Boletini frymëzim për të gjithë ne, për ta dashur dhe mbrojtur lirinë
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se në prag të 28 Nëntoriy, e ka nisu...
-
“Fitorja nuk flet me dajën e saj”, “Nuk e ka parë nipin në 50 vitet e fundit”,”, si ishte këṛcënuar gazetarja e Infokusit nga nipi i Besnik Bislimit
Partia e shpresës që për afro 4 vite mandat u kthye edhe në parti të punësime...
-
Kurti nënshkruan vendimin për nisjen e procedurës për hapje të një fabrike për prodhimin e municionit
Kryeministri Albin Kurti në mbledhjen e sotme të Qeverisë ka njoftuar se ka n...
-
Kryeministri australian e pranon me krenari: Kam lidhje të drejtpërdrejtë me Shqipërinë, rrënjët e mia janë arbëreshe
Kryeministri i Australisë, Anthony Albanese, ka pranuar me krenari origjinën ...
-
Dokumentari i Kukës, Hovenieri: Përkushtimi i tij e vendosi Xhudon e Kosovës në skenën globale
Dokumentarin e Driton “Toni” Kukës “SENSEI”, e ka parë edhe ambasadori amerik...
-
Arrestohet në Lipjan shtetasja e Shqipërisë me urdhërarrest ndërkombëtar
Është arrestuar në Lipjan një shtetase e Shqipërisë me urdhër-arrest ndërkomb...
-
Në përvjetorin e 112-të të pavarësisë së Shqipërisë ngrihet flamuri shqiptar në Nju Jork
Kreu i Bashkisë së Nju Jorkut, Eric Adams ka mbajtur një ceremoni në Bowling ...
-
Policia shqiptoi 2.181 gjoba trafiku për 24 orë
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të kaluara ka shqiptuar...
-
Mori 450 euro kartmonedha false nga kompanitë, burri në Prishtinë raporton rastin në polici
Policia ka raportuar se një burrë ka deklaruar që ka pranuar nga kompani para...
-
Lirohet nga arresti shtëpiak Sali Berisha
Pas rreth një viti nga arresti shtëpiak, Sali Berisha është lënë i lirë. Gjyk...