Lajme

Rritet numri i të vdekurve në sulmin e Barcelonës

Autori: Gazeta inFokus 22:37 | 27 August 2017

Bilanci i të vdekurve në atentatin në Spanjë ka arritur në 16 persona, ditën e sotme humbi jetën edhe  një gjermane 51-vjeçare.

“Këtë mëngjes, një grua 51-veçare, me kombësi gjermane, që mbërriti në një gjendje të rëndë në spital, vdiq”, njoftoi mbrojtja civile në një komunikatë.

Atentati i dyfishtë në Barcelonë dhe në zonën bregdetare të Kambrilit, më 17 dhe 18 gusht, i marrë përsipër nga organizata Shteti Islamik (ISIS), shkaktoi më shumë se 100 të plagosur, nga të cilët pesë vazhdojnë të jenë në gjendje të rëndë.

-Advertisement-

Dje, më shumë se 100 000 persona marshuan në Barcelonë kundër dhunës së xhihadistëve, në prani të mbretit të Spanjës, nën sloganin “nuk kam frikë”.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy