Patozi “nxin” Ramën: Mos shikoni ngjyrën e timonit, por veset e shoferit
Autori: Gazeta inFokus 22:23 | 27 August 2017
Edhe Astrit Patozi, me anë të një statusi të publikuar në “Facebook”, ka reaguar lidhur me publikimin e emrave të qeverisë “Rama 2”.
Ai është shprehur se qeverisja e dytë e Ramës, pa as më të voglin dyshim do të ketë fatin e të parës. Dhe i vetmi ndryshim nga qeverisja e parë është se nuk janë në kabinetin e tij ministrat e LSIsë.
MOS SHIKONI NGJYRËN E TIMONIT, POR VESET E SHOFERIT Po shoh se ka shumë pezm për qeverinë e re të Edi Ramës, por nuk e kuptoj dot se ku qëndron çudia. Sepse për ta “rrëzuar” me komente atë po përdoren si argument emrat më të natyrshëm të një qeverie të Partisë Socialiste. (Të mos harrojmë se është hera e parë në historinë postkomuniste të Shqipërisë që një parti e bën e vetme qeverinë).
Disa nga të cilët janë aty që nga viti 1941, ndërsa disa të tjerë i solli me vete Edi Rama si pajë, kur shkoi nga bashkia në selinë e PS. Janë të njëjtët, me të cilët kemi bërë edhe paqen, edhe luftën, edhe shiun edhe diellin, jemi sharë e akuzuar, pastaj kemi bërë marrëveshje e jemi pajtuar, në tërë këto vite. Por mbi të gjitha, janë tamam ata që na mundën keqas më 25 qershor, duke marrë padrejtësisht në duar të vetëm timonin e vendit, edhe me bashkëpunimin apo paaftësinë tonë.
Ndaj më duket e pavend të merremi sot me emrat e ministrave, sepse nuk mendoj që Edi Rama e ka problemin se nuk di të ndërtojë një qeveri, por se nuk di dhe nuk do që të qeverisë. Në votëbesimin e kabinetit të parë të tij, këtu e 4 vjet të shkuara, kam thënë se ajo ishte qeveria e parë private dhe jopërfaqësuese në Shqipëri. Dhe për shkak se ishte e tillë ajo nuk shkëlqeu asnjë ditë. Sot Edi Rama na paraqiti serinë e dytë të kësaj telenovele, ku i vetmi ndryshim është mungesa e ministrave të LSI-së, por vetoja dhe shijet e kryeministrit janë po ato. Ndaj nuk kam asnjë dyshim se do të ketë fatin e së parës. /albeu.com/
Të tjera
-
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Shefi i NATO-s, Mark Rutte, ka zhvilluar bisedime me presidentin e zgjedhur a...
-
Shpaloset potreti dhe pllaka përkujtimore e Xhemail Mustafës në selinë e LDK-së
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, në 24-vjetorin e vrasjes së Xhemail Musta...
-
Shefja e USAID për raportet me Qeverinë Kurti: Çdo partneritet ka ngritjet e uljet e veta, partneriteti ynë me popullin e Kosovës i palëkundur
Erin Elizabeth McKee, ndihmësadministratore në Byronë për Evropë dhe Euroazi ...
-
McKee: Nuk pres që SHBA-ja të ndryshojë qasje ndaj partnerëve evropianë, përfshirë Kosovën
Marrëdhëniet e SHBA-së me Kosovën nuk janë lëkundur gjatë administratave të n...
-
Aksion i madh në Prizren: Arrestohen 19 persona të cilët dyshohet se organizuan lojëra të fatit
Janë arrestuar 19 persona në Prizren, të dyshuar për organizim të skemave pir...
-
Të paktën 5 të vrarë nga sulmet izraelite në jug të Libanit dhe Bejrut
Forcat izraelite sulmuan Libanin jugor dhe zonat në periferi të Bejrutit të p...
-
Dy vite burgim ndaj të akuzuarit se shkaktoi aksidentin ku pas disa ditësh vdiq 23-vjeçari
Eraj Temaj është dënuar me dy vite burgim pasi është shpallur fajtor për aksi...
-
Nju Jork, një shqiptaro-amerikan akuzohet për mbështetje të Shtetit Islamik
Autoritet amerikane njoftuan të premten arrestimin në Nju Jork të shqiptaro-a...
-
Dyshohet se e ngacmoi sẹksualisht një të mitur, arrestohet një burrë në Vushtrri
Një burrë në Vushtrri është arrestuar dje meqë dyshohet se kishte ngacmuar se...
-
Brenda një ore dy aksidente me fatalitet në Kosovë, Policia jep detaje
Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me dy aksidentet me fatalitet që ndo...
-
Reuters: Trump po planifikon të emëroj Grenellin emisar special për Ukrainën
Ish i dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi,...
-
Edhe sot mëngjes i ftohtë, vazhdojnë reshjet e borës gjatë ditës
Për të shtunën parashikohet fillimisht të vazhdojnë reshjet e borës lokalisht...