Ja çfarë mendojnë turistët për Shqipërinë! (VIDEO)
Autori: Gazeta inFokus
19:59 | 27 August 2017
Shqipëria ka qenë destinacioni turistik i mijërave vizitorëve të huaj këtë verë. Por si duket Shqipëria në sytë e turistëve.
Përshtypjet ata i kanë ndarë në një nga portalet më të njohura për turizimin, tripadvisor.com. Të huajt e rekomandojnë vendin tonë për plazhet dhe shpesh kulinarinë, ndërsa pikë e dobët vijon të mbetet cilësia e shërbimit.
Ditët e nxehta te verës sollën në Shqipëri me mijëra turistë të huaj nga mbarë bota.
Anglezë, amerikanë, polakë, çekë, italianë, kosovarë e maqedonas udhëtuan me qindra kilometra larg banesave të tyre per t’ju drejtuar juglindjes se Europës, vendit te shqiponjave e deteve joshëse, Shqipërisë.
Si për çdo vit edhe këtë verë magnet për të huajt kanë qenë zonat bregdetare, në të cilat nuk kanë munguar investimet për përmirësimin e infrastrukturës rrugore, rehabilitimin e plazheve dhe rritjen e cilësisë së shërbimit.
Sezoni turistik është në ditët e tij të fundit dhe para se të krenohemi me shifra për numrin e atyre që preferuan të kalonin pushimet në vendin tonë, është me rëndësi të dimë se çfarë u kemi ofruar.
Cilat janë përvojat dhe përshtypjet e tyre? A do të ndërrmernin sërish rrugën për të na vizituar? Për të krijuar një panorame mbi nivelin e shërbimit dhe opinionet e turisteve jemi ndalur në një nga ëebsitet më të njohura për komentet mbi hotelet tripadvisor.com. Përpara se të rezervojnë qëndrimin në një hotel shumë i referohen këtij site, që shërben si udhërrëfyes.
Mungesa e infrastrukturës rrugore, ujit, internetit, sjelljes jo të hijshme të personelit të hoteleve, papastërtite, vjedhjet apo dhe ushqimi jo cilësor janë disa nga ankesat e shprehura prej turistëve.
Po ashtu kritikat bien edhe mbi mungesën e njohurive për gjuhen e huaj prej personelit, mungesa të makinerive moderne për kryerjen e pagesave e duke përfunduar te zhurmat e shkaktuara nga qentë, mungesa e ashensorit, peshqirëve, madje ankesa shprehen deri dhe te mungesa e letrave të tualetit.
Në Sarandë duket se fluksi i larte i turistëve nuk arrihet të përballohet nga hotelet, duke shkaktuar kështu mangësi të theksuara në shërbim. Në tripadvisor, një turist nga Luksemburgu përshkruan me nota negative përvojen e tij.
Menaxherët e hoteleve nuk ngurojnë t’iu përgjigjen ankesave, madje dhe duke kërkuar ndjesë për problemet që shtrohen, por me shumë gjasa pak shanse ka që vizitori të rikthehet.
Disa kanë mbetur të zhgënjyer nga ushqimi e ca me shume mëngjesi i ofruar.
Por në këtë rast shpesh menaxherët i konsiderojnë ankesa të pavend.
Nuk mungojnë rastet kur prej pushuesve italianë përvoja në Sarandë konsiderohet katastrofike.
Nga Afrika e largët, një pushes shprehet se nuk gjeti atë që shpresonte, e ca më tepër atë për të cilën kishte paguar në Shqipëri.
Por për një shtetase shqiptare shqetësim përben kërkesa e stafit të hotelit për dorëzimin e çelesit te dhomës në recepsion.
Sigurisht jo të gjithë shprehen të pakënaqur. Një turiste nga Finlanda shprehet se Saranda ka përmbushur gjithë pritshmeritë.
Perveçse ndajnë të njëjtin det, Jonin, Saranda dhe Vlora duket se ndajnë të njëjtat qejfmbetje nga turistet e këtij sezoni. Shtetas nga Mbreteria e Bashkuar rendisin si shqetesim parësor mungesen e aftësisë në sherbim të personelit të hotelit ku ata ishtin akomoduar.
Nga Australia udhetoi drejt Sarandes këte verë por u përball me ato qe i cileson plazhe te neveritshme.
Duket se më të kënaqurit kanë dalë nga dyert e hoteleve apo shtëpive të vogla, aty ku vëmendja e pronarëve ka qënë me e lartë.
Një pushues nga Florida, i cili ne gushtin e temperaturave te larta ndodhej ne Adriatikun e Durresit shkruan në Tripadvisor se për shkak të fëmijëve që lypin mbrëmjeve në plazh nuk ka mundur të shijojë i qetë darken, por mesa duket as gjumin i shqëtësuar kësisoj nga zhurma e një duzine qensh.
Nje shtetas shqiptar shton si shqetësim hutimin e kamariereve.
Rinovimi i tualeteve, shtretër më të mirë dhe më tepër peshqirë në dhoma, janë kërkesat që parashtron një turiste ne këmbim të një vizite të dytë në Shqipëri.
Nderkohë shtetas nga Virginia dhe Arabia Saudite vlëresojnë mikepritjen shqiptare, teksa ndajnë përshtypje pozitive për qëndrimin në vendin tonë.
Me ne veri, ne Shengjin aty ku mbizotëron turizmi patriotik një shtetase nga Kosova shkruan për varfëri në ushqim dhe çmime te shtrenjta.
Një shtetase nga Suedia tregon se i kanë vjedhur paratë në dhomën ku ishte akomoduar në një hotel të Shëngjinit.
Ndërsa një tjetër pushues është përballur me një konflikt mes pronarit dhe kamarierit, ku ky i fundit kërcënohej me jete.
Megjithatë jo të gjithë pushuesit ndajën të njejtat përvoja. Një shtetas i huaj e rekomandon Shëngjinin për ushqimin cilësor.
Ajo që të huajt konstatojnë pas disa orë qëndrimi në Shqipëri është mungesa e një shërbimi cilësor, që duket se është ende larg standardeve të kërkuara.
Duket se një pjesë e konsiderueshme e hoteleve kanë si synim parësor sigurimin e të ardhurave maksimale nga turistet sezonale, dhe jo ti bindin ata përmes shërbimit që të rikthehen edhe vitet e ardhshme. /Ora news.

T� tjera
-
Haxhiu nesër në Shkup, njoftohet se do t’i takojë Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidenten
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të martën, ...
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...































