Lajme

Bushati: Integrimi në BE, kryefjala e reformave

Autori: Gazeta inFokus 19:11 | 27 August 2017

Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati, i rikonfirmuar sot në këtë post për një mandat të dytë, deklaroi se “integrimi në BE do jetë kryefjala e reformave të qeverisë së re”.

Bushati iu përgjigj një komenti në rrjetin social “Facebook”, të ministres në ikje të Integrimit, Klajda Gjoshës, lidhur me shkrirjen e ministrisë së Integrimit.

“S’ka vend për shqetësim. Integrimi në BE do jetë kryefjala e reformave tona. Mirëpresim kontributin e opozitës, përfshirë tëndin Klajda”, shkruan Bushati në Twitter.

-Advertisement-

Kryeministri Edi Rama prezantoi sot kabinetin e ri qeveritar, një qeveri më e vogël me 11 ministri dhe dy ministra shteti.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy