“McGregor s’ka për ta goditur asnjëherë Mayweather në fytyrë”
Autori: Gazeta inFokus
16:27 | 25 August 2017
Një nga ikonat e sportit të boksit, personalitet në këtë sport dhe që e njeh mjaft mirë Floyd Mayweather është padyshim filipinasi Manny Pacquiao. Së bashku ata kanë zhvilluar “duelin e shekullit”, fituar me vendim unanim të gjyqtarëve nga Mayweather, duke provuar edhe forcën e rivalit.
Në prag të duelit që boksieri amerikan do të zhvillojë me ikonën e UFC-së, Conor McGregor, filipinasi ka bërë parashikimin e tij. Ai ka deklaruar se Mayweather do ta fitojë lehtësisht këtë përballje, duke ironizuar me irlandezin. “Conor nuk ka për të qenë i aftë të lëshojë as edhe një grusht të fuqishëm në fytyrën e Mayweather. Ai nuk ka përvojë në boksin profesionist”, tha Pacquiao.

Më tej, Manny Pacquiao shprehet: “McGregor nuk ka asnjë shans që ta fitojë atë sfidë. Madje unë mendoj se kjo përballje ka për të qenë shumë e mërzitshme”, ka thënë filipinasi, që ka shtuar se nëse njerëzit duan të shohin një ndeshje të vërtetë boksi tëp resin 16 shtatorin, kur do të zhvillohet sfida Alvarez-Golovkin. “
Sfida e vërtetë dhe më e bukur do të jetë ajo mes Saul “Canelo” Alvarez dhe Gennady Golovkin. Më i miri përballë më të mirit. Kjo është sfida që unë po e pres me padurim”, u shpreh Pacquiao, që së bashku me Mayweather, në duelin zhvilluar mes tyre, kanë vendosur disa rekorde për sa i përket fitimit dhe shikueshmërisë./Telesport/

T� tjera
-
Haxhiu nesër në Shkup, njoftohet se do t’i takojë Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidenten
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të martën, ...
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...


































