Gecaj sulmon Surroin: Për ta sulmuar Rugovën, dikur i ngrije lart komandantët
Autori: Gazeta inFokus
15:28 | 25 August 2017
Zyrtari i LDK-së, Bajram Gecaj, ka reaguar ndaj një shkrimi të Veton Surroit duke thënë se Surroi për një periudhë të gjatë e ka kritikuar dhe sulmuar Ibrahim Rugovën për t’i ngritur disa komandantë.
“Nuk mund të lë pa thënë edhe atë se z. Surroi kishte kontribuar në një periudhë mjaft të gjatë që disa nga këta individ t’i ngritë lartë, duke instrumentalizuar për këtë qëllim kritiken dhe sulmin deri në ekstrem ndaj Dr. Rugovës dhe LDK-së”- thotë Gecaj, transmeton Express.
Ky është statusi i tij i plotë:
NE I KEMI NJOHUR EDHE ATËHERË z. SURROI
E lexova me kujdes një shkrim të z. Veton Surroi ku, në mes tjerash, në mënyrë jo-korrekte (fjala më e butë e mundshme në këtë kontekst) pohon se “…Dr. Rugova kishte filluar ta quante veten president në vitin 1992, pasi kështu kishin filluar ta quanin badigardët, shoferët, sekretarët e pastaj edhe të gjithë të tjerët…”. Zoti Surroi (dhe të gjithë ne) e din mirë se Dr. Rugova nuk gëzonte përkrahjen vetëm të rrethit të tij teknik, por edhe të pjesës dërmuese të popullit të Kosovës, e që u provua në të gjitha zgjedhjet sa ai ishte gjallë, para dhe pas luftës.
Derisa edhe unë mund të pajtohem me shumë nga ato të cilat z. Surroi i thotë sot për disa individë dhe/apo komandantë tanimë të kriminalizuar, nuk mund të lë pa thënë edhe atë se z. Surroi kishte kontribuar në një periudhe mjaft të gjatë që disa nga këta individ t’i ngritë lartë, duke instrumentalizuar për këtë qëllim kritiken dhe sulmin deri në ekstrem ndaj Dr. Rugovës dhe LDK-së. Z. Rugova dhe shumica nga ne i kemi njohur ata dhe kemi mbajtur qëndrim të njëjtë atëherë dhe tash.

T� tjera
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...
-
Ambasada britanike pas rastit të Arlindës: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka shprehur pikëllim të thellë pas ra...
-
“Të mos përfundojë me lamtumirën e fundit”, Musliu për debatin rreth rastit të Arlindës
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, në seancën për v...
-
Maqedonci: 209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake bazë në FSK
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se 209 rekrutë të rinj kanë...
-
14 ditë protestë! Pjesëmarrje më e ulët dhe situatë e qetë
Pas 3 orësh te Ministria e Arsimit ku u grumbulluan rreth orës 14:00, në mbrë...
-
Krismë armësh në Gjakovë, dy familjet tentojnë të qerojnë hesapet në rrugë
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në orët e mbrëmjes në zonën e Bllokut...
-
Gjini: Kurti ligjëroi për përgjegjësitë e shtetit, por askush nga pushteti nuk dha dorëheqje pas vrasjes së Arlinda Zekajt
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt, ...
-
Tahiri-Matoshit, pasi përmendi Sami Lushtakun: Mos moralizo
Deputeti i LDK-së Lutfi Haziri, ka folur në seancën e jashtëzakonshme të Kuve...
-
Rasti i Arlindës, Musliu sjell shembullin e Pejgamberit për rolin e gruas në jetën e burrit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Osman Musliu, ka folur për herë të parë në ...
-
Tahiri kërkon dorëheqjen e Gërvallës pas rastit të Arlinda Zekajt
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, ka kërkuar dorëheqjen e m...
-
Paris Guri reagon për mungesën e uniformave të kadetëve të Policisë: S’ka uniforma për ata që nesër duhet t’i mbrojnë gratë nga dhuna
Deputeti Paris Guri ka reaguar për mungesën e uniformave të kadetëve të Polic...
-
Kadrijaj: Qeveria duhet të mbajë përgjegjësi për rastin e Arlindës
Deputetja e Aleancws, Time Kadrijaj, ka kërkuar përgjegjësi nga Qeveria pas v...

































