Sport

Lukaku zhgënjen keq tifozët e Manchester United

Autori: Gazeta inFokus 15:04 | 25 August 2017

Romelu Lukaku, ka treguar se  puna  që ka bërë me Thierry Henry ka qenë gjëja më e mirë për karrierën e tij, duke e cilësuar ish-futbollistin e Arsenalit si idhullin e tij, transmeton ORAinfo.

“Henry është gjëja më e mirë që më ka ndodhur, sepse që kur erdha në Angli si 18 vjeçar, kam pasur mentorët më të mirë. Unë kam pasur ndoshta pesë sulmuesit më të mirë të dhjetë viteve të fundit si mentorë.

Kam pasur Didier Drogba, Nicolas Anelka, Samuel Eto’o, Fernando Torres dhe tani, Thierry Henry. Kjo nuk është e keqe, apo jo? Kjo është gjëja më e mirë që mund të ndodhë në karrierën time, sepse unë jam një djalë i ri. Thierry për mua është i duhuri . Çdo ditë nëse është pozitive dhe negative unë e marr atë si mësim , sepse e di se çfarë pritet nga niveli më i lartë “, ka thënë Lukaku./ORAinfo/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Lansohet aplikacioni më i ri i lojalitetit që sjell t’mira pafund Kartela Plus!
-Advertisement-

Të tjera