Sport

Henry tregon arsyen pse Ibra u rikthye në Manchester United

Autori: Gazeta inFokus 11:19 | 25 August 2017

Zlatan Ibrahimoviç dëshiron ta fitojë Premierligën me Manchester Unitedin.

Ish-ylli i Arsenalit dhe Francës, Thierry Henry beson se Zlatan Ibrahimoviç është rikthyer në Manchester United pasi dëshiron që ta fitojë Premierligën.

Suedezi ishte ndarë me ‘Djajtë e Kuq’ në fund të sezonit të kaluar, por vendosi që sërish të jetë pjesë e ekipit nga Old Trafford.

“Unë e di se ai dëshiron të fitojë Premierligën. Ai dëshiron që edhe në Angli të fitojë titull”, ka deklaruar Henry.

-Advertisement-

“Nuk jam i befasuar, sepse po të isha në Man United do të doja të mbaj një djalë si Zlatanin”, ka theksuar ish-ylli i Arsenalit.

Sulmuesi 35-vjeçar shënoi 28 gola në të gjitha garat me Manchester Unitedin sezonin e kaluar.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Hapet shkolla e mesme profesionale në Qytetin e Ferizajit
-Advertisement-

Të tjera