Lajme

Pacolli: Më dhimbset populli, politikanët po tallen me ta

Autori: Gazeta inFokus 13:49 | 24 August 2017

Lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli, përmes një statusi në “facebook” ka shkruar se në seancën e sotme, deputet vetëm u tallën me popullin , ai madje tha se i dhimbset  populli që po jeton mes halleve.

Pacolli ka kërkuar të lihen mënjanë interesat grupore dhe individuale dhe të punohet në favor të Kosovës, transmeton Infokusi.com

Postimin e plotë të Pacollit mund ta gjeni më poshtë:

-Advertisement-

“Seanca e sotme ishte thjesht një shprazje e urrejtjes, mllefit mes liderëve partiakë, duke u tallur me popullin.

Po më dhimbset rinia, qytetari, ata që jetojnë mes halleve. Po humb Kosova, po humb ekonomia e Kosovës, po i humbasim miqt dhe ata qe besuan në shtetndërtimin tonë. Unë si shumë të tjerë, kemi investuar shumë në shtetndërtim dhe miqë dhe jam i legjitimuar mos të qëndroj duerkryq.��Kështu nuk ndërtohet shteti. Kështu nuk i kontribuohet Kosovës. Jam aq i dëshpruar sa në seanca si këto, pjesëmarrja ime do të jetë në pikëpyetje.��Sot seicili prej liderëve po tenton me qenë në majat e shtetit, si kryeparlamentar, kryeministër, ministër, me kapë pushtetin. Nuk u kursyen as me treguar se çdo të bëjnë në momentin kur të marrin pushtetin. Foltorja e institucionit u përdor si tribunë elektorale.��AKR kërkon urgjent të krijohet një konsensus midis partive të opozitës, për krijimin e qeverisë së re dhe sa më shpejt të dilet me një platformë alternative qeverisëse për qytetarin e Kosovës. Nuk mund të vijohet në paqartësi.��Përndryshe altarnativa e fundit mbetët propozimi im për qeveri gjithëpërfshirëse për të cilen unë po insistoj prej dy muajsh. Jo vetëm që po më dukët por është e vetmja zgjidhje.

Duhet të lihen mënjanë interesat grupore, individuale, partiake e të punohët në favor të Kosovës.��Mosfunksionimi dhe mungesa e gatishmërise së dy partnerëve të opozitës për marrëveshje dhe fakti që ana tjetër nuk e ka shumicên e numrave nënkupton nevojën e koncensusit gjithpërfshirës për interesat e vendit. ��Këtu po shihet se AKR edhe pse me pak deputet, duhet të veproj në zgjidhje e ngërqit dhe për këtë, edhe njëhere apeloj tek LDK dhe VV që të gjejnë zgjidhje, definojnë dhe të krijojnë qeverisjën alternative. AKR- në e kanë paluhatshêm në dispozicion, por në mungesë të kësaj zgjidhje, katër deputetët e AKR nuk do të konsiderohen më vetëm si numra duke pritur dhe kontribuar ngërqit, për interesat e tyre. ��Unë dhe AKR duam zgjidhje urgjente, ngase jemi në anën e qytetarit dhe Kosovës.”/INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI-Universum International College rankohet me sukses në Times Higher Education Impact Rankings 2024
-Advertisement-

Të tjera