Gjenerali çek paralajmëron BE-në: Kujdes nga terroristët e Ballkanit
Autori: Gazeta inFokus
15:00 | 23 August 2017
Ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Armatës së Republikës së Çekisë paralajmëroi se BE-ja nuk po i kushton vëmendje Ballkanit Perëndimor dhe kështu po lejon që në këtë rajon terroristët të këndellen.
“Ne po merremi me një pjesë krejtësisht tjetër të Evropës, do të thotë, Evropën Perëndimore dhe Qendrore, ndërsa Ballkanit që nga heshtja luftërave të viteve të nëntëdhjeta, kemi pushuar t’i kushtojmë vëmendje, sidomos në fushën e sigurisë”, tha për mediet çeke, Jiri Sedivy.
“Problemi i Ballkanit është se krijon një mjedis të sigurt ku mund të krijohen celulat terroriste, atje mund të përgatiten, mund të kenë qendrat e tyre të logjistikës dhe sfond për t’u mundësuar atyre për të sulmuar dhe në të njëjtën kohë të pushojnë nga operacionet e komplikuara në Evropën Perëndimore,” tha Sedivy.
Gjenerali Çek theksoi se shërbimet e inteligjencës gjermane dhe austriake paralajmëruan në vitin e fundit se rajoni i Ballkanit është radikalizuar jashtëzakonisht, dhe se problem paraqet fakti se myslimanët e Ballkanit janë cak i regjimeve të ndryshme islamike në Lindjen e Mesme, transmeton zeri.info.
General Sedivy, ka thënë se qeveria e tanishme në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe në Kosovë nuk janë mjaft të efektshme të mjaftueshme për t’u marrë me fenomenin e radikalizimit islamik që është zvarritur që nga luftërat jugosllave të viteve të nëntëdhjeta.
Kosova vazhdimisht po lufton me problemet ekonomike, ka papunësi të madhe. E tëra kjo përbën bazë pjellore që radikalizmi të forcohet dhe zgjerohet vazhdimisht”, tha Sedivy.
Gjenerali paralajmëroi se është e domosdoshme që Republika Çeke t’i kushtojë vëmendje Ballkanit, sepse terroristët islamikë, kur Perëndimi të përforcojë në mënyrë drastike masat e sigurisë, do të drejtohen për në vende të tjera, në Evropën Qendrore, ku nuk ka pasur asnjë sulm dhe ku masat e sigurisë nuk janë aq të theksuara, kurse Ballkani është vetëm pak orë me makinë deri në kufirin çek.
“Ne thjesht duhet të dimë se çfarë po ndodh në këto dy vende, në Bosnje dhe Hercegovinë, në Kosovë dhe ndoshta në Maqedoni, dhe ne duhet t’i kushtojmë vëmendje të barabartë problemit të terrorizmit në Evropën Perëndimore”, tha ish-shefi i Ushtrisë çeke.

T� tjera
-
Haxhiu nesër në Shkup, njoftohet se do t’i takojë Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidenten
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të martën, ...
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...
































