Lajme

AKR demanton Agim Bahtirin: Nuk kemi vendim të ri për PAN-in

Autori: Gazeta inFokus 11:19 | 23 August 2017

Aleanca Kosova e Re, nuk ka marr kurrfarë vendimi të ri në lidhje me bashkëpunimin eventual me koalicionin PAN.

I kontaktuar nga ‘Indeksonline’, Fatmir Matoshi nga AKR ka thënë se vendimi i fundit është ai i Këshillit të Përgjithshëm të AKR-së, ditë më parë ku është autorizuar presidenti i këtij subjekti, Behgjet Pacolli qe të shoh mundësi tjera përveç koalicionit LAA për të tejkaluar situatën aktuale politike.

“Nuk kemi marrë vendim të ri. Nuk e kam lexuar çka ka shkruar Bahtiri. Vendimi i fundit është ai i Këshillit të Përgjithshëm. Nuk kam informacione për ndonjë vendim tjetër”, ka thënë Matoshi.

-Advertisement-

E, kryetari i komunës se Mitrovicës, Agim Bahtiri në një postim në llogarinë e tij në ‘Facebook’, ka shkruar se AKR ka marrë vendim mbrëmë qe të mos bëjë koalicionin me PAN-in.

Në anën tjetër, zyrtarë të koalicionit PAN kanë deklaruar se partia e Behgjet Pacollit do të përfshihet në qeverinë Haradinaj. Madje, mediet kanë raportuar edhe për postet qe do t’i takojnë AKR-së në koalicion me PAN-in.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Zbritje dhe plot 5 dhurata – Oferta spektakulare e dyshekëve Comodita
-Advertisement-

Të tjera