Shëndetësi

Jeni të stresuar? Pini një çaj të ëmbël

Autori: Gazeta inFokus 11:30 | 22 August 2017

Nëse ndiheni të stresuar në zyrë, një çaj i ëmbël ose kafe duket si alternativa më e mirë.

Sipas shkencëtarëve, konsumimi i sheqerit mund të çoj në limitimin e hormonit kortizol, i cili çlirohet në trup kur ne përjetojmë stres. Kërkues në SHBA analizuan efektet e pijeve të ëmbëlsuara në 19 gra të moshës 18 deri 40.

Gjysmës së grupit ju dhanë pije me sheqer në mëngjes, drekë dhe darkë për 12 ditë me radhë, ndërsa gjysmës tjetër ju dhanë pije me ëmbëltues artificial. Vullnetarët nuk konsumuan pije të tjera me përmbajtje sheqeri si lëngje frutash etj.

-Advertisement-

Para dhe mbas periudhës së studimit, femrave ju dhanë një test të vështirë matematike dhe u skanuan me metodën MRI për të matur përgjigjen e trurit të tyre ndaj stresit. Kampionë të pështymës u përdorën gjithashtu për të parë nivelin e kortizolit.

Vullnetaret që kishin konsumuar pije me sheqer kishin prodhuar më pak kortizol përgjatë testit të matematikës krahasuar me ato që kishin konsumuar pije me ëmbëltues artificial.

Dr Kevin Laugero, një nga kërkuesit e Universitetit të Kalifornisë, Davis, tha: ‘Kjo është prova e parë që konsumi i sheqerit mund të ulë nivelin e stresit tek njerëzit.’

Kërkimet u publikuan në gazetën Clinical Endocrinology & Metabolism, dhe këshilluan se stresi kronik i çon njerëzit të krijojnë një zakon të konsumimit të sheqerit, por kjo nuk rekomandohet sepse sheqeri i tepërt lidhet me problemet shëndetësore si dhe obezitetin.

Rezultatet sugjerojnë se diferencat në zakonet dietike mund të shpjegojnë pse disa njerëz nuk reagojnë shumë ndaj stresit ndërsa të tjerë mbi-reagojnë.

Një reagim normal ndaj stresit është i rëndësishëm për shëndetin e mirë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Zbritje dhe plot 5 dhurata – Oferta spektakulare e dyshekëve Comodita
-Advertisement-

Të tjera