Auto&Tech

Samsung po e zgjeron Bixby në tërë botën

Autori: Gazeta inFokus 11:14 | 22 August 2017

Samsung ka filluar të sjell përditësimet për aplikacionet Bixby – duke përfshirë Bixby, Bixby PLM, Bixby Wakeup, Bixby Dictation dhe Bixby Global Action – në disa tregje anembanë botës.

Përdoruesit nga rajone si Britania e Madhe, Afrika e Jugut, India, Hollanda dhe Gjermania raportojnë për përditësimet.

Pra, është e drejtë të supozohet se procesi global i lansimit të Bixby ka filluar. Megjithatë, vlen të përmendet se kompania ende duhet të mundësojë Bixby për shumicën e këtyre rajoneve.

-Advertisement-

Raportet e freskëta nga Gjermania sugjerojnë se funksioni i diktimit është duke punuar atje.

Gjiganti i teknologjisë së Koresë së Jugut filloi të lansojë Bixby Voice në SHBA muajin e kaluar, pas programit Easy Access. Para kësaj, funksionaliteti ishte i disponueshëm vetëm në Korenë e Jugut.

Etiketa:
Düsseldorf–Prishtinë, dy fluturime në ditë – rezervoni me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy