Përse macet bebëzat e syve i kanë vertikalisht? Shkencëtarët kanë gjetur përgjigjen interesante!
Autori: Gazeta inFokus
11:09 | 22 August 2017
Madhësia dhe forma e bebëzave të syrit mund të zbulojnë nëse kafsha është gjuetare apo plaçkë (pré), ka zbuluar hulumtimi i universitetit kalifornian Berkeley.
Hulumtimi ka treguar që probabiliteti është më i madh që llojet me bebëza bebe vertikale do të jenë grabitqarë, të cilat gjuajnë nga pusia dhe janë aktive ditën dhe natën.
“Kafshëve të cilat janë aktive gjithë kohën, siç janë macet e buta (shtëpiake), bebëzat e këtilla u mundësojnë distancë dinamike, e cila u ndihmon që të shohin në dritë të dobët, por që të mos jenë të verbra nga dielli i pasdites”, ka thënë studiuesi Martin Banks, profesor i optometrisë në Berkeley.
Ajo distancë është dyzetfish më e madhe sesa te bebëzat e rrumbullakëta të njerëzve. Prandaj, kafshët me bebëza horizontale, me siguri janë barngrënës dhe pre, prandaj si të tilla mundësojnë që “të kenë sy në shpinë”.
Bebëzat e rrumbullakëta janë të lidhura me gjuetarët aktivë, transmeton Telegrafi.
Bebëzat vertikale të syve të kafshëve, të cilat gjuajnë nga pusia, kanë rëndësi që të mund saktësisht të vlerësojnë distancën deri te préja dhe ta grabisin.
Mirëpo, bebëzat e tilla nuk janë të vendosura simetrikisht midis të gjithë gjuetarëve të tipit të tillë.
“Është për t’u befasuar se kemi vërejtur që bebëzat vertikale më së shumti kanë të bëjnë me grabitqarët të cilët janë më afër tokës”, ka thënë Bahks.
“Pra, macet shtëpiake i kanë vertikale, mirëpo macet e mëdha, siç janë tigrat dhe luanët – nuk i kanë. Bebëzat e tyre janë të rrumbullakëta sikur të njerëzve dhe të qenve”.
Studimi është publikuar në gazetën “Science Advances”, thekson që bebëzat vertikale kafshëve të vogla u japin mundësinë më të madhe të vlerësojnë distancën nga preja.

T� tjera
-
Janina Ymeri i kërkon llogari Gërvallës: Ku e çoni ju viḳtimën?
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka kërkuar përgjegj...
-
Burri që i dorëzoi Vuçiqit fletëvotimin: Ai mezi ecte, e dinte se kishte marrë fund
Aleksandar Vuçiq, kandidati kryesor i listës “Serbia e Bashkuar”, votoi në zg...
-
Qytetarët ndezin qirinj në Pejë në kujtim të Arlinda Zekajt, kërkojnë drejtësi dhe mbrojtje për gratë
Qytetarë dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile janë mbledhur në...
-
Specialja miraton publikim transkripteve me redaktime në rastin Thaçi e tjerët
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë miratuar publikimin e versione...
-
Rasti i Pejës, Bajrami: Haxhiu s’do të duhej t’i merrte në mbrojtje Sveçlën dhe Gërvallën
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ins...
-
Nesër varroset Arlinda Zekaj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...
-
Ambasada britanike pas rastit të Arlindës: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka shprehur pikëllim të thellë pas ra...
-
“Të mos përfundojë me lamtumirën e fundit”, Musliu për debatin rreth rastit të Arlindës
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, në seancën për v...
-
Maqedonci: 209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake bazë në FSK
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se 209 rekrutë të rinj kanë...
-
14 ditë protestë! Pjesëmarrje më e ulët dhe situatë e qetë
Pas 3 orësh te Ministria e Arsimit ku u grumbulluan rreth orës 14:00, në mbrë...
-
Krismë armësh në Gjakovë, dy familjet tentojnë të qerojnë hesapet në rrugë
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në orët e mbrëmjes në zonën e Bllokut...
































