Aksidentohet aktori i njohur turk (FOTO)
Autori: Gazeta inFokus
22:22 | 21 August 2017
Aktori turk Kıvanç Tatlıtuğ i ka shpëtuar mrekullisht një aksidenti që për pak i ka kushtuar jetën.
Menjëherë pasi përfundoi me sukses serialin “Gezur ve Gusel”, aktori i njohur nisi turin me jaht ‘blue tour’, së bashku me bashkëshorten, Başak Dizer, gjatë të cilit nuk u ka shpëtuar paparacëve.
Mediat turke shkruajnë se pak ditë më parë, në ‘Turgutreis Marina’, ndërsa ka qenë duke hedhur disa bagazhe në anijen e një miku të tij, Tatlıtug ka humbur ekuilibrin dhe ka rënë vetëm në një metër distancë nga helika e motorit të anijes së bashku me kapitetin.
I zënë në panik, Tatlıtug ka notuar shumë shpejt duke i shpëtuar mrekullisht rrezikut.
I tronditur, pak minuta më vonë, Kivanc është kthyer sërish në anije për të bërë edhe një pushim të shkurtër para kthimit.
Me gjithë rreziqet, tashmë, Tatlıtug dhe bashkëshortja e tij, Başak Dizer, i kanë mbyllur pushimet disa javore mbi anije.
Pasi u kthyen në Stamboll, çifti u fotografuan duke bërë shopping. Duart nuk ia lëshuan për asnjë moment njëri-tjetrit, por nuk nguruan as t’u përgjigjen pyetjeve të gazetarëve.
I pyetur nëse do të bëhen prindër, aktori u përgjigj: “Sigurisht që e duam… pse u martuam? Qëllimi është të kemi fëmijë.” Ndërsa duke shpjeguar projektin e ri të Hollywood-it për të cilin po përflitet në mediat turke, Tatlıtug tha se në muajin janar do të fillojë xhirimet për një film në të cilin ai do të luajë një karakter mjaft interesant.


T� tjera
-
Haxhiu nesër në Shkup, njoftohet se do t’i takojë Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidenten
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të martën, ...
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...





































