Lajme

Gerberich është ambasadori i ri i Gjermanisë në Maqedoni

Autori: Gazeta inFokus 19:51 | 21 August 2017

Ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov sot i pranoi letrat kredenciale të ambasadorit të sapoemëruar, të jashtëzakonshëm dhe të plotfuqishëm të Republikës Federale të Gjermanisë në Republikën e Maqedonisë, Thomas Norbert Gerberich, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Dimitrov, siç informojnë nga kabineti i tij, me këtë rast i ka përshëndetur marrëdhëniet e mira dhe miqësore midis dy vendeve, duke theksuar se bashkëpunimi vijues dinamik në shumë fusha nga interesi i përbashkët dëshmon për vullnetin e përbashkët për sendërtimin e trendit pozitiv në këmbimin e përgjithshëm bilateral.

Ministri shprehu falënderim për mbështetjen e rëndësishme dhe konstruktive të RF të Gjermanisë për perspektivën evropiane dhe euroatlantike të Maqedonisë dhe rajonit, të shprehur, mes tjerash, përmes Procesit të Berlinit.

-Advertisement-

Ambasadori Gerberich, shprehu kënaqësi që në periudhën e ardhshme do ta udhëheq Ambasadën gjermane në Maqedoni, duke i transmetuar porositë e inkurajimit nga Berlini zyrtar për politikat dhe aktivitetet e Qeverisë së re të Maqedonisë, si në pjesën e agjendës ambicioze reformuese, ashtu edhe në kontekst të qasjes së re pozitive në marrëdhëniet me fqinjët.

Në këtë kuptim, transmetoi edhe mbështetje të plotë për perspektivën evropiane dhe euroatlantike të Maqedonisë, me pritje për zhvendosje sa më të shpejtë dhe konkrete të procesit të integrimit në BE dhe NATO, njofton AIM.

Vizita e ardhshme e ministrit Dimitrov në Berlin dhe takimi me kolegun e tij gjerman Gabriel, paraqet konfirmim shtesë në këtë drejtim, theksohet në kumtesën e MPJ-së. /Telegrafi/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit
-Advertisement-

Të tjera