Zbardhen arsyet/ Pse Hollanda kërkon rikthimin e vizave për shqiptarët
Autori: Gazeta inFokus
18:38 | 21 August 2017
Elementët kriminal shqiptarë janë fuqizuar së tepërmi vitet e fundit në Hollandë dhe për ketë arsye Policia në bashkëpunim me Prokurorinë Hollandeze ka këshilluar Qeverinë të pezullojë lëvizjen e lirë me Shqipërinë.
Në raportin e siguruar nga ‘ABC News’ përshkruhet panorama e krimit të organizuar shqiptar në Hollandë.
“Kriminelët shqiptarë shikohen si një kërcënim serioz për shoqërinë hollandeze pasi janë të implikuar në trafikimin dhe shitjen e kokainës, kanabisit, trafikimin e qënieve njerëzore dhe pastrim parash. Roli i kriminelëve shqiptarë po forcohet dhe ka marrë një rol prominent në Holandë. (…) Ka një prezencë të madhe të shqiptarëve në trafikun e drogës dhe në pastrimin e parave. (…) Një tjetër problem janë klandestinët shqiptarë, të cilët përdorin portet hollandeze për të ikur ilegalisht në Angli. ”
Kjo mbështetet edhe nga një burim në Policinë Hollandeze, që thotë se për momentin trafikantet e drogës dhe ata të qënieve njerzore, që pëbëhen kryesisht nga shtetas shqiptarë, janë cilësuar si rreziku më serioz për rendin publik në Hollandë.
Sipas Polcisë, në vitet e fundit, të paktën 5800 persona janë regjistruar në sistemin policor në lidhje me veprat penale të kryera në territorin e Mbretërisë se Vendeve të Ulëta.
Një faktor që shqetëson Policinë Hollandeze është se në Shqipëri është relativisht e lehtë të ndrysosh emrin dhe mbiemrin, gjë që sipas raportit, është bërë nga rreth 700.000 njerëz në Shqipëri. Sipas këtij raporti, 1 në 3 shqiptarë kanë ndryshuar identitetin, gjë që vështirëson punën e Policisë në Hollandë. Sipas raportit, përpos ndryshimit të emrit, që mund të bëhet në mënyrë legale në Shqipëri, ka dhe raste ku një person ka mundur të ndryshojë dhe atësinë dhe datëlinjen e tij në pasaportë, diçka që në asnjë vend nuk do të ishte e mundur.
Në raport përshkruhet se nga vëzhgimet e Policisë së Amsterdamit, shumë rrallë shihen shtetas shqiptarë që qëndrojnë si turistë legjitim në Hollandë. Pothuajse të gjithë shqiptarët që qëndrojnë në Hollandë, kanë lidhje me veprimtari kriminale.
Raporti thekson se pas liberalizimit të vizave, puna e kriminelëve shqiptarë në Hollandë është lehtësuar. Sipas raportit, rritja e faktorit të krimit në Hollandë është dukuri e viteve të fundit dhe qeveria e këtij vendi, për ketë arsye duhet të marrë masa konkrete dhe të menjëhershme për të mos lejuar që krimi shqiptar të forcohet dhe të stabilizohet strukturalisht në Hollandë. Kjo është arsyeja pse Policia dhe Prokuroria Hollandeze i kanë kërkuar qeverisë së Hollandës të pezullojë lëvizjen e lirë për shtetasit shqiptarë në zonën Schengen.

T� tjera
-
Haxhiu nesër në Shkup, njoftohet se do t’i takojë Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidenten
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të martën, ...
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...
































