Labinot Tahiri i reagon Fehmi Feratit: O Fehmi shoku..
Autori: Gazeta inFokus
18:01 | 21 August 2017
Deputeti i LAA-së, Labinot Tahiri i është kundërpërgjigjur të shumëpërfolurit këto ditë, për një kandidaturë për kryetar komune në Mitrovicë, Fehmi Feratit.
Ferati kishte ka dhënë një deklaratë në të cilën thuhet: “ Ruajuni prej atyre që bamirësinë e bëjnë publike”, kur ka dhënë një mendim se si të dilet nga kriza.
Për këtë është prekur fort Tahiri.
“Fehmi, shko e pyeti familjet që ua kthyem fëmijët e shëruar prej Kancerit, se a i ka bërë Labinot Tahiri bamirësitë publike për të ma kompensuar me vota , apo vetëm se nuk kanë pasur derë tjetër ku të shkojnë sepse në shumë raste as Shteti nuk ka pasur mundësi te ia dalë… për këto ke fakte e dini mirë veprimtarinë time ndër vite sepse me ke pasur në emisione të ndryshme!”.
“O Fehmi shoku, po ta bëja me kompensim votën, atëherë ish dashtë me Miliona vota të marrë nga ata persona që kanë dhënë para dhe familje që kemi çliruar nga jeta e keqe që e bëjnë në këtë vend”, ka shkruar ai në Facebook.
Ky është reagimi i plotë i Tahirit:
“Ju lutem publik e ju popull që keni ndihmuar, shikoni fotot që i kam publikuar, shkrimin e këtij Fehmiut dhe shkrimin tim!
Faleminderit Fehmi Ferati për këtë shkrim të pa vertetë!
Nëse e keni bërë për mua? Atëherë kam dy fjalë për ju!
Fehmi, shko e pyeti familjet që ua kthyem fëmijët e shëruar prej Kancerit, se a i ka bërë Labinot Tahiri bamirësitë publike për të ma kompensuar me vota , apo vetem se nuk kanë pasur derë tjetër ku të shkojnë sepse në shumë raste as Shteti nuk ka pasur mundesi te ia dalë… për këto ke fakte e dini mirë veprimtarine time ndervite sepse me ke pasur në emisione të ndryshme!
O Femi shoku, po ta bëja me kompensim votën, atëherë ish dashtë me Miliona vota të marrë nga ata persona që kanë dhënë para dhe familje që kemi çliruar nga jeta e keqe që e bëjnë në këtë vend.
Unë nuk mund të jem asgje përveq një Shërbetor i tyre.
Ato bamiresite qe i kam bërē, i kam bërë publike se janë para të popullit e nuk janë para të Babes Islam! Ato qindraaaa mijera euro janë të gurbetçarëve nuk janë te miat!!! Qysh mos me i bo publike kur populli do llogari.
“Ah moj Kosova ime ishalla nuk ma sjellin diellin mbi krye, po ma rënduan kokën shumë, do më dhimsesh nëse të lë ty”
Labinot Tahiri.”

T� tjera
-
Burri që i dorëzoi Vuçiqit fletëvotimin: Ai mezi ecte, e dinte se kishte marrë fund
Aleksandar Vuçiq, kandidati kryesor i listës “Serbia e Bashkuar”, votoi në zg...
-
Qytetarët ndezin qirinj në Pejë në kujtim të Arlinda Zekajt, kërkojnë drejtësi dhe mbrojtje për gratë
Qytetarë dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile janë mbledhur në...
-
Specialja miraton publikim transkripteve me redaktime në rastin Thaçi e tjerët
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë miratuar publikimin e versione...
-
Rasti i Pejës, Bajrami: Haxhiu s’do të duhej t’i merrte në mbrojtje Sveçlën dhe Gërvallën
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ins...
-
Nesër varroset Arlinda Zekaj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...
-
Ambasada britanike pas rastit të Arlindës: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka shprehur pikëllim të thellë pas ra...
-
“Të mos përfundojë me lamtumirën e fundit”, Musliu për debatin rreth rastit të Arlindës
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, në seancën për v...
-
Maqedonci: 209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake bazë në FSK
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se 209 rekrutë të rinj kanë...
-
14 ditë protestë! Pjesëmarrje më e ulët dhe situatë e qetë
Pas 3 orësh te Ministria e Arsimit ku u grumbulluan rreth orës 14:00, në mbrë...
-
Krismë armësh në Gjakovë, dy familjet tentojnë të qerojnë hesapet në rrugë
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në orët e mbrëmjes në zonën e Bllokut...
-
Gjini: Kurti ligjëroi për përgjegjësitë e shtetit, por askush nga pushteti nuk dha dorëheqje pas vrasjes së Arlinda Zekajt
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt, ...





























