Lajme

Siberi, reshjet e shiut paralizojnë qytetin

Autori: Gazeta inFokus 09:01 | 21 August 2017

Reshjet e dendura të shiut ishin shkaktaret e përmbysjeve të befasishme në qytetin e Krasnoyarskut në Siberi, ku vërshimi i ujit i gjeti banoret të papërgatitur e bllokoi rrugët kryesore.

Shiu nisi orët e para të mëngjesit të së dielës, por shumë shpejt, intensiteti i tij u shtua ndjeshëm duke përmbytur zonat më të ulëta të qytetit, duke mbushur makinat e parkuara e duke hyrë nëpër banesa.

Autoritetet lokale u detyruan të shpallnin gjendjen e emergjencës nga situata e papritur që i zuri në befasi. Autoritetet i kanë këshilluar banorët të shmangin me sa të munden lëvizjen me automjetet në qytet.

-Advertisement-

Ka qenë një dite e vështirë për shërbimet e ndërhyrjes së shpejtë të cilët u gjenden papritmas përballë thirrjeve të shumta për ndihmë, megjithatë falë veprimit të tyre të shpejtë një sërë rezidentesh u arrit të evakuoheshin nga shtëpitë e përmbytura në lagjen Zheleznodorozhny.

Shërbimi metereologjik rus njoftoi se vetëm nga ora 4 e mëngjesit deri në 11 të paradites, qyteti ishte goditur nga 44 mm shi, në një kohë kur mesatarja mujore është diku tek 68 mm.  Reshje të tjera të dendura priten gjatë 24 orëve në vazhdim, ndaj për banorët nuk mund të thuhet dot se më e keqja tashmë ka kaluar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation
-Advertisement-

Të tjera