Lajme

5 orë për të kaluar kufirin”, vështirësitë që po hasin shqiptarët në kufi me Greqinë

Autori: Gazeta inFokus 16:23 | 20 August 2017

Shqiptarët që punojnë dhe jetojnë në Greqi po hasin vështirësi për t’u rikthyer në vendin fqinj. Ditën e sotme janë forua rradhë kilometrike në doganën e Kapshticës.

Qytetarët shprehen se presin me orë të tëra për të kaluar kufirin.

“Nuk merret vesh çfarë bëhet. Kemi rreth 3 orë që presim në doganën shqiptare, ndërsa rreth 2 orë në doganën greke. Kam 10 vjet në Greqi, por si këtë herë nuk ka bërë ndonjëherë vaki”- shprehet një qytetar për Bë.

-Advertisement-

Ndërkohë një situatë e ngjashme është vënë re edhe në doganën e Kakavijës, ku për inspektim ka qene Drejtoresha e Departamentit për Kufirin dhe Emigracionin në Policinë e Shtetit, Aida Hajnaj.

Sipas policisë Kufitare, Gjatë 12 orëve të fundit mbi 7500 shtetas dhe 2600 mjete kanë dalë dhe mbi 4600 shtetas e 730 mjete kanë hyrë nëpërmjet Pikës së Kalimit Kufitar Kakavije.

“Gjatë 12 orëve të fundit mbi 7500 shtetas dhe 2600 mjete kanë dalë dhe mbi 4600 shtetas e 730 mjete kanë hyrë nëpërmjet Pikës së Kalimit Kufitar Kakavije.
Policia Kufitare Kakavije po punon me procedura të përshpejtuara, me 9 sportele në dalje e 5 në hyrje.
Policia Kufitare po mban kontakte të vazhdueshme me Policinë Greke për përballimin e fluksit të lartë.
Edhe Policia Greke po shton në maksimum sportelet. Për shkak të ngarkesës së madhe Policia sygjeron shfrytëzimin e pikave të tjera të kalimit si Tre Urat e Qafë Botë”-thuhet në njoftimin e policisë. /LAPSI.AL/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova nderohet me tre Çmime prestigjioze për qëndrueshmëri
-Advertisement-

Të tjera