Lajme

Mediave serbe nisin prapë me ankesat e tyre: Ja çka po thonë tash për Manastiret në Republikën e Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 15:33 | 20 August 2017

Para Asamblesë së Përgjithshme të UNESCO –s që do të mbahet në Kinë dhe nga frika se Kosova mund të aplikojë sërish për anëtarësim në këtë organizatë ndërkombëtare,mediet serbe kanë filluar të ankohen për atë që ato e quajnë “mungesë e mbrojtjes adekuate e manastireve në Kosovë”

Kështu, sipas gazetës online “Blic” të Beogradit, manastiret e Kishës Ortodokse serbe në Kosovë, që i përkasin Argjipeshkvisë Rashkë – Prizren, nuk kanë mbrojtje adekuate. Në to jetojnë qindra murgj e murgesha pothuaj të gjithave,sipas këtij portali, u është uzurpuar pasuria, transmeton Koha.net.

“Shembulli më i keq i shkeljes së pronës së KOS-it në Kosovë, pos uzurpimit të pasurisë së Manastirit të Deçanit, është edhe marrja e një ndërtese të konakut në kishën Shën Nikolla në Prishtinë e cila përdoret nga Agjencia Kundër Korrupsion”, thotë ky portal.

-Advertisement-

Murgj të dy manastierev në Zoçishtë të Rahovecit thonë se po gjuhen me gurë nga shqiptarët kur ata shkojnë në pronat e kishave por edhe brenda oborreve të kishave.

“Edhe pse në thelb problemi i shenjtoreve në Kosovë , sikur dhe ai i serbëve, siguria, dallon varësisht nga meset. Nuk është njësoj të banosh në Graçanicçë, në rrethin serb ose në manastirin e Deviçit, i cili është në izolim të plotë, ku murgjit nuk kanë qenë kurrë të sigurt”, është thënë në Argjipeshkvinë Rashkë – Prizren.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Aeroporti “Adem Jashari” ka një kërkesë për udhëtarët që kanë humbur valixhet e tyre
-Advertisement-

Të tjera