Rozë

Vdes komediani dhe aktivisti i njohur botëror

Autori: Gazeta inFokus 11:56 | 20 August 2017

Komediani amerikan dhe aktivisti i për të drejta të njeriut, Dick Gregory, ka vdekur në moshën 83-vjeçare, njofton familja e tij.

Gregory vdiq në spital në Uashington, pasi ishte pranuar me një sëmundje ta pazbuluar, transmeton Express.

Familja e tij e shpërndau lajmin për vdekjen e tij përmes një postimi në rrjetin social Instagram.

-Advertisement-

Nga vitet 1960-ta, Gregory është tallur me racizmin gjatë rutinave të tij të komedisë stand-up. Ai ishte në mesin e komedianëve të parë me ngjyrë në SHBA që ka performuar vazhdimisht para një audience të bardhë.

“Me pikëllim të madh, familja Gregory konfirmon se babai, legjenda e komedisë dhe aktivisti i të drejtave civile, Dick Gregory u nda nga jeta sonte [e shtune] në Uashington,” ka shkruar biri i tij, Christian, në Instagram./Express/

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy