Lajme

Ymeri: PAN po vazhdon të bllokojë institucionet

Autori: Gazeta inFokus 11:25 | 20 August 2017

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, ka deklaruar se kërkesës së popullit për ndryshim po i përgjigjet negativisht koalicioni PAN, i cili pavarësish vullnetit të popullit po vazhdon të bllokojë institucionet e Kosovës.

Ai më mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të VV-së, ka thënë se zgjedhjet e 11 qershorit e kanë vendos Vetëvendosjen partinë e parë në vend por që i mbete të punojnë edhe më shumë.

Ymeri tha se më 22 gusht do të dorëzohen të gjitha listat për kryetar të komunave dhe me lista për asamblistë.

-Advertisement-

“Zgjedhjet e 22 tetorit do ta dëshmojë që VV do të ketë rritje dhe kërkoj nga ju delegatë që të mobilizoheni për një fitore të radhës. Ndryshimi i nivelit qendror nuk është i plotë pa ndryshimin e nivelit lokal”, tha ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studente dhe prind, Medina Berisha tregon për rrugëtimin e saj akademik në UNI- Universum International College, fuqizuar nga Arizona State…
-Advertisement-

Të tjera