Masakroi gruan me sqepar, 55-vjeçari: Bëhesha xheloz se e doja shumë
Autori: Gazeta inFokus
11:22 | 20 August 2017
“E doja gruan ndaj edhe bëhesha shumë xheloz për të. Për këtë shkak unë nisa të konsumoj alkool dhe natën e krimit situata më doli nga kontrolli. Nuk doja ta vrisja, nuk di si ndodhi”.
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur 3 ditë më parë në Lushnje ku një grua u masakrua me sqepar nga bashkëshorti i saj.
“E doja gruan ndaj edhe bëhesha shumë xheloz për të. Për këtë shkak unë nisa të konsumoj alkool dhe natën e krimit situata më doli nga kontrolli. Nuk doja ta vrisja, nuk di si ndodhi”- deklaroi në polici 55-vjeçari”>55-vjeçari Tajar Kazanxhi.
Dy net më parë masakroi me sqepar në kokë dhe në trup bashkëshorten e tij, shtetasen Natasha Kazanxhi, 51 vjeçe.
Sipas të dhënave nga Policia e Lushnjës, në momentin e arrestimit, 55-vjeçari”>55-vjeçari kishte thënë se nuk mbante mend se si kishte ndodhur ngjarja, por më pas ai ka pranuar krimin për motive xhelozie.
Burime nga Policia thanë se çifti jetonin së bashku prej rreth dy vitesh. Ata kishin pasur divorce të mëparshme, ku 55-vjeçari”>55-vjeçari nuk kishte fëmijë, ndërsa viktima kishte dy vajza të martuara.
Gjendur në një situatë të përhershme të tillë, mes debateve të bashkëshortit të alkoolizuar ku shpesh ai edhe e kanoste, 51-vjeçarja ka vendosur të largohet nga banesa bashkëshortore. Siç mësohet, ajo kishte disa ditë që ishte larguar dhe ishte vendosur në shtëpinë e së bijës në fshatin Plug.
Banesa ishte bosh pasi vajza siç mësohet jetonte me familjen e saj në Greqi. Mbrëmjen e ngjarjes, në banesë i ka shkuar burri ku i ka kërkuar asaj falje dhe i është lutur që ajo të kthehej në shtëpi. Por gruaja ka qenë e vendosur që të mos shkonte, shkruan “Panorama”.
Ajo i ka kërkuar të largohet dhe ka vazhduar punën në kopshtin e shtëpisë ku po bënte pastrime bari me sqepar. Burri kur ka parë indiferencën e gruas, por edhe vendosmërinë e saj për të mos shkuar, ia ka marrë me forcë nga dora sqeparin dhe e ka goditur disa herë.
I marrë dje në pyetje, ai u shpreh se nuk mbante mend gjë. Por dje ka pranuar se e ka goditur në nerva e sipër, por jo me mendimin për ta vrarë. Ai ka thënë se e donte gruan dhe për këtë bëhej edhe xheloz shpeshherë. /albeu.com/

T� tjera
-
Haxhiu nesër në Shkup, njoftohet se do t’i takojë Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidenten
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të martën, ...
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...




































