Sport

Sturaro largohet nga Juventusi

Autori: Gazeta inFokus 16:39 | 19 August 2017

Afrimi i mesfushorit francez, Blaise Matuidi do të thotë që Juventus do ta largojë një mesfushor.

Reprezentuesi italiane, Stefano Sturaro duket se ka bërë gati valixhet për ta braktisur ‘Zonjën e Vjetër’.

24-vjeçari kërkon një skuadër ku mund të luajë rregullisht dhe tek Juventus nuk do ta ketë këtë mundësi.

-Advertisement-

‘Calciomercato’ ka raportuar se Sturaro ka refuzuar kalimin në Ligën Premier ku u kërkua nga Leicester City, Crystal Palace dhe në kampionatin rus tek Zenit St Petersburg.

E ardhmja e tij pritet të jetë përsëri në kampionatin italiane Serie A.

Atalanta, Fiorentina, Lazio dhe Genoa janë katër skuadrat që kanë shprehur interesim për transferimin e lojtarit.

Favorit për t’i siguruar shërbimet e tij mbetet Atalanta që e kërkon si huazim me të drejtë blerje për 13 milionë euro.

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy