Lajme

Sokol Zogaj thotë se brenda javës kthehet në punë (VIDEO)

Autori: Gazeta inFokus 14:53 | 18 August 2017

Ushtruesi i detyrës së Drejtorit të Shërbimit Korrektues të Kosovës, Sokol Zogaj, është liruar nga spitali ku ka qenë duke u trajtuar pas plagëve të marra në sulmin, që i ndodhi nga persona të panjohur para banesës së tij, në Prishtinë.

Zogaj pas trajtimit tre ditorë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, është lëshuar për të vazhduar trajtimin në shtëpi, raporton Ekonomia Online.

“Sot jam liruar nga spitali po e ndiej vetën mirë fal angazhimit shumë të madh të personelit shëndetësor në QKUK kam ardhur këtu në shtëpi, por kurimi vazhdon. Jam me fasha ndoshta edhe nuk do të zgjas shumë, mirëpo nuk kam lëndime serioze janë më shumë anësore, por prapë se prapë duhet të ruhem prej infeksioneve edhe duhet të kem kujdes që sa më shpejt që këto të eliminohen dhe t’i kthehem punës”, tha Zogaj.

-Advertisement-

Zogaj ka thënë se trajtimi do t`i zgjas dikund edhe një javë e pastaj do të kthehet në punë.

“Shumë shpejt do të kthehem në punë besoj që ma shumë se një javë nuk do të zgjatë trajtimi”, u shpreh ai.

Thotë se nuk e din se kush e sulmoi por motivin e sulmit e lidh me punën zyrtare, pasi thotë se nuk ka probleme personale me askënd.

“Gjithçka kom menduar por asnjëherë nuk kom menduar që kjo më ndodh. Nuk ka të bëjë me jetën private, por jetën me burgje dhe me atë që unë jam ushtrues detyre i drejtorit të përgjithshëm. Ndoshta dikujt si ka konveno, sepse shumë gjëra që kanë shkuar mbrapsht të kaluarën unë i kam parandaluar, edhe si bazë unë e kam respektimin e ligjit dhe rregullave që i kemi në fuqi dhe i kam trajtuar të gjithë të burgosurit pamarë parasysh për cilat struktura janë, unë i konsideroj të gjithë të barabartë”, tha ai.

Për më tepër thotë se është në kontakt të vazhdueshëm me organet policore, dhe se nuk mund t`i komentoj raportimet në media se janë në kërkim tre personave.

“Unë nuk e kom atë informata nga policia, por e kam lexuar në media sikurse ti që janë në kërkim e sipër për tre persona nga regjioni i Podujevës por nuk e di. Por inshalla bien në gjurmë shumë shpejt dhe vijnë para drejtësisë. Nuk kom ide se kush munden me qenë këta persona”, shtoi më tej ai.


Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Presidenti i UNI z. Alejtin Berisha, folës mbi temën “Women’s Role in Artificial Intelligence Development” në DOKUTECH, edicioni i 11-të
-Advertisement-

Të tjera