Lajme

Afatinab vjen si donacion në Kliniken e Onkologjisë

Autori: Gazeta inFokus 11:26 | 18 August 2017

Afatinab vjen si medikament në Kliniken e Onkologjjisë në QKUK, një donacion tjetër nga Americares përmes partnerit vendor Aksioni për Nëna dhe Fëmijë.

Pas donacioneve të shumta dhe përkrahjes së madhe, Americares dhe Aksioni për Nëna dhe Fëmijë vazhdojnë të ndihmojnë dhe të mbulojnë nevojat e spitaleve me medikamente të ndryshme ku dhe kësaj radhe sjell Afatinabin, donacion ky që tejkalon vlerën prej $500,000.

Afatinibi është medikamet i cili përdoret për trajtimin e kancerit te mushkërive. Ky medikament vepron si barriere e cila ngadalëson ose ndal zhvillimin e qelizave të kancerit.

-Advertisement-

“Americares vazhdon të mbështes punën e Aksionit për Nëna dhe Fëmijë dhe të mbulojë nevojat e spitaleve për medikamente në vazhdimësi, duke adresuar edhe nevojat specifike të spitaleve si Klinika e Onkologjisë ku trajtohen edhe nënat me sëmundjen e kancerit, që kanë mungesa të vazhdueshme të medikamenteve esenciale në shërbimet e tyre. Ne rastin konkret, shpresojmë qe ky donacion të ketë vazhdimesi dhe të përkrahet në nivel institucitonal” theksoi Dafina Krasniqi nga Aksioni për Nëna dhe Fëmijë.

Arritja e kontigjentit të katërt në Kosovë u mundësua falë donacioneve të mbledhura nga ngjarja “Të Vallëzojmë për Nënat dhe Fëmijët” në Kosovë dhe “Meet Us Halfway” në Nju Jork.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëntori sjellë Magjinë në ETC
-Advertisement-

Të tjera