Sport

Zidane shkruan historinë: 7 tituj, 7 humbje (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 16:54 | 17 August 2017

Zidane është vetëm trajneri i dytë në histori të Real Madridit që fiton katër tituj në një vit kalendarik.

Real Madridi e ka fituar Superkupën e Spanjës pasi e mposhti 5:1 Barcelonën me rezultat të përgjithshëm (3:1 në Camp Nou, 2:0 në “Santiago Bernabeu”).

Trofeu i Superkupës së Spanjës, ishte trofeu i shtati për trajnerin francez, Zinedine Zidane, që kur mori Real Madridin në janar të vitit 2016.

Që nga ajo kohë, Reali nën udhëheqjen e tij ka zhvilluar 90 ndeshje, ku “Los Blancos” regjistrojnë 68 fitore, shtatë humbje dhe 15 brazime.

-Advertisement-

Pra në 90 ndeshje, reali i Zidane ka pësuar vetëm shtatë humbje, aq sa ka fituar tituj deri më tani.

Njëherit ky ishte titulli i katërt për këtë sezon i Real Madridit, aq sa kishte fituar edhe Carlo Ancelotti me “Los Blancos”, në vitin 2014.

Por, Zidane deri në fund të këtij viti, mund ta fitojë edhe titullin e pestë brenda këtij viti, kur në dhjetor luan në Kupën e Botës për Klube.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin
-Advertisement-

Të tjera