Lajme

Mediat serbe, i druhen përfundimit të misionit të UNMIK-ut në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 22:32 | 16 August 2017

Përfaqësuesit e vendeve perëndimore, anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, sërish sot këmbëngulën për të reduktuar praninë dhe buxhetin e Misionit të OKB-së në Kosovë, duke rishikuar punën e UNMIK-ut dhe të situatës në Kosovë, ndërkaq ky propozim është kundërshtuar fuqishëm, nga Serbina, Rusia dhe Kina, raporton Tanjug, transmeton Indeksonline.

Mediat serbe e shohin si tepër të dëmshme përfundimin e misionit të UNMIK-ut në Kosovës, duke thënë se është garantuesi i vetëm i të drejtve të serbeve që jetojnë në Kosovë.

Në seancën e sotme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së ambasadorja e Kosovës, Vlora Çitaku u bëri thirrje përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara, Britanisë, Francës dhe Japonisë që misioni i UNMIK-ut në Kosovë të përfundoj sa më parë sepse është i pa nevojshëm dhe shpenzues. /Inedksonline/

-Advertisement-

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy