Fun & Video

Ja 3 skenarët e Luftës së III Botërore, i fundit është më dramatiku

Autori: Gazeta inFokus 10:24 | 16 August 2017

Kur bëhet fjalë për Korenë e Veriut, këto ditë, menjëherë të vjen ndër mend një Luftë e Tretë Botërore, vetëm se në këtë rast, pasojat do të ishin më të rënda, për shkak të arsenalit nuklear.

Një konflikt real mes Koresë së Veriut dhe Shteteve të Bashkuara e aleatëve të saj në gadishullin Korean dhe rreth tij, do të ishte fatal për miliona njerëz. Prej vitesh, në Shtëpinë e Bardhë dhe Departamentin Amerikan të Shtetit thuhet se është diskutuar skenari i një Koreje Veriore bërthamore.

Por nëse deri tre vite më parë politikanët qeshnin me këtë opsion të parashikuar nga analistët, tani janë përballur me realitetin. Koreja e Veriut ka 60 koka nukleare, me të cilat mund të godasë Korenë e Jugut, Japoninë, bazat amerikane në gadishullin korean dhe rreth tij, si dhe tokën amerikane.
Sipas një analisti për politikën e jashtme në Uashington DC, Harry J. Kazianis, nëse Pyongyang vendos të lançojë një raketë të mbushur nukleare drejt Seulit, Tokios, apo bazave ushtarake të SHBA, masakra do të jetë si asgjë e parë deri më sot, madje as në Luftën II Botërore.
Miliona e miliona njerëz do të vdisnin nga shpërthimi ose do të bëheshin viktima të lëndëve radioaktive, pasojat e të cilave do të zgjasnin për vite e vite me radhë.
Sipas një zyrtari të Pentagonit, që ka komunikuar me Kazianis, nisja e një lufte bërthamore do të ishte njësoj “sikur Luciferi të hapte portat e ferrit”.
Në analizën e botuar në “Foxneës”, Kazianis shkruan mbi tre skenarë të mundshëm të një sulmi nga Koreja e Veriut, të cilat ishin parashikuar se do të ndodhnin kur një Kore Veriore mund të ishte nukleare në vitin 2020, por realiteti tregoi se ajo u bë nukleare më 2017.
SKENARI I PARË
Forcat amerikane dhe aleate në Gadishullin Korean u sulmuan në mënyrë të papritur me armë konvencionale vetëm nga Koreja e Veriut, duke iu përgjigjur informacione të inteligjencës, se Uashingtoni po konsideronte shtimin e forcave në rajon për një sulm të mundshëm. Kim vendos të hapë këtë Luftë të Dytë Koreane, duke nisur një breshëri masive të artilerisë në Seul, ndërsa hedh 250 raketa të vogla dhe të mesme në të gjithë Korenë e Jugut dhe Japoninë.
Forcat aleate kundërsulmojnë, duke u fokusuar kryesisht në armët e shkatërrimit në masë të Kim, kërcënimi më i madh, duke eliminuar atë çka ata mendojnë se është gjithçka që ai ka. Përfundimisht, forcat aleate luftojnë në gadishull dhe afrohen në Penian, kryeqytetin e Koresë së Veriut. Por Kim, ka katër armë bërthamore të fshehura nga ‘sytë’ e SHBA dhe vendos të sulmojë Seulin dhe Tokion.
Ndërkohë që aleatët fitojnë luftën, viktimat nga sulmet bërthamore rezultojnë në mbi një milion njerëz të vdekur dhe miliona të tjerë të plagosur. Shtoni numrin tronditës të trupave që do të shkaktohen edhe nga sulmet e aleatëve dhe do të ketë një numër tronditës viktimash.
SKENARI I DYTË
Kim nis një konflikt duke përdorur armë bërthamore në një lloj “Pearl Harbor” atomik, pra në bazat amerikane në Azi-Paqësor. Kjo, ndërkohë që forcat amerikane dhe aleatët përgatiten për një operacion të ndryshimit të regjimit, duke iu përgjigjur kërkesës së bashkësisë ndërkombëtare për Korenë e Veriut, që të heqë dorë nga armët e saj bërthamore, ashtu si Lufta e Dytë e Gjirit.
Por Kim Jongun është një student i historisë. Ai e di kur forcat amerikane të mbërrijnë, do të përpiqen të heqin armët e tij të shkatërrimit në masë dhe të lëvizin përgjatë paralelit 38. Ai vendosë të sulmojë i pari.
Supozohet se Kim nis sulme të suksesshme bërthamore në Seul, Pusan, In- çeon, Tokio, Sendai dhe Nagoya, me armë bërthamore që godasin çdo qytet, duke kaluar mbrojtëset e raketave aleate. Ai qëllon me shumë. Përpara se aleatët të veprojnë, janë mbi dy milionë njerëz të vdekur në zjarrin atomik.
SKENARI I TRETË
Është më dramatiku. Forcat aleate përgatiten të nisin pushtimin e mundshëm, por këtë herë Kim vendos të nisë një sulm parandalues në tokën amerikane. Supozohet se ai godet qytetet e synuara në skenarin e dytë, por shton sulme të suksesshme bërthamore në Los Anxhelos, San Francisko, Siatëll dhe Portland.
Analistët kanë llogaritur rreth tre milionë viktima në Azi dhe Amerikë. Kjo, para kundërsulmit nuklear të Amerikës, që do të shtonte miliona më shumë në total. Me kalimin e kohës, Koreja e Veriut shton sulmet bërthamore, së bashku me sulme kimike dhe biologjike. Kur përfundon, dhe Koreja e Veriut mposhtet përfundimisht, tetë milionë njerëz do të kenë vdekur.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Coffee shkon edhe në Ferizaj – ambient i ngrohtë e risi në menu (VIDEO)
-Advertisement-

Të tjera