Fun & Video

Ja peshku që jeton më gjatë në akuarium, arsyeja do t’iu habisë

Autori: Gazeta inFokus 10:07 | 16 August 2017

Peshqit renditen si kafshët më të preferuara për tu mbajtur në shtëpi, sidomos peshku i kuq ose i njohur ndryshe me emrin goldfish.

Por sa prej jush e dinë se këto gjallesa e prodhojnë vetë oksigjenin kur iu mungon?Një studim i fundit nga shkencëtarët e universitetit të Oslos në Liverpul kanë zbuluar qe ky lloj peshku ka një aftësi të rrallë për të prodhuar vetë oksigjenin si një mënyrë për të mbijetuar në liqenet e ngrirë gjatë dimrit.

Shumë gjallesa në mungesë të oksigjenit do përballeshin më humbjen e jetës. Por që me peshqit e art dhe lloje të tjerë të kësaj familje kjo gjë nuk ndodhë, pasi ato kanë aftësinë të mbijetojnë për muaj të tërë në ujë pa oksigjen.

-Advertisement-

Goldfish kanë një aftësi të pazakontë që të konvertojnë acidin laktik në etonol dhe më pas ta shpërndajnë atë në zonën ku jetojnë.

Ekipi i shkencëtareve ka zbuluar se në muskujt e këtij lloj peshku kanë dy lloj proteinash më shumë, të cilat janë kyçe për prodhimin e energjisë.
Ndaj dhe goldfish mund të jetojnë pa problem në mjedise ku mungon oksigjeni, dhe prandaj janë një ndër gjallesat ujore që jetojnë më gjatë në akuariume nën kujdesin e njeriut,

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy