Osmani për vizitë pune në Gjermani, do të takohet me Michael Roth
Autori: Gazeta inFokus 17:11 | 15 August 2017
Zv.kryeministri për çështje evropiane, Bujar Osmani, sot do të udhëtojë për në Berlin ku do të realizojë takime pune me politikanë në Gjermani.
Gjatë ditës së nesërme (16 gusht 2017), Osmani do të realizojë takime me Michael Roth, ministër Shtetëror për Evropë në Ministrinë Federale për Punë të Jashtme dhe Andreas Gis, drejtor për bashkëpunim zhvillimor, në Ministrinë për Ekonomi dhe bashkëpunim zhvillimor të Gjermanisë, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Reformat lidhur me procesin e integrimit evropian të Maqedonisë, në veçanti dinamika e realizimit të masave të Planit 3-6- 9, si dhe mundësitë për mbështetjen gjermane lidhur me zbatimin e tyre do të jetë fokus i bisedimeve. Në takime do të diskutohet edhe procesi i Berlinit si dhe zbatimi i masave nga Agjenda për lidhshmëri që janë të rëndësisë së veçantë për avancimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit rajonal, si segment i rëndësishëm për procesin e aderimit në BE”, thonë nga kabineti i Osmanit.
Në mënyrë plotësuese, në kuadër të vizitës në Berlin, Osmani do të takohet edhe me Christof Beier, nënkryetar i Këshillit Drejtues të GIZ-it si dhe me përfaqësues të Fondacionit “Konrad Adenauer” dhe Fondacionit Fridrich Ebert./Telegrafi/
Të tjera
-
Në mbledhjen e mbajtur të Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, unanimisht është vendosur që zëdhënës i LDK-së të emërohet Besian Mustafa. Besiani është në mandatin e dytë si deputet; ishte ministër në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural. “Si zëdhënës do të jetë zë i qëndrimeve të LDK-së dhe i komunikimit me qytetarë”, thuhet në njoftim. Këtë pozitë deri me tani e ka mbajtur Sibel Halimi.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me ambasadoren e Shteteve të...
-
Besian Mustafa emërohet zëdhënës i LDK-së
Në mbledhjen e mbajtur të Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, unanimi...
-
LAJMI I FUNDIT: Gërvalla njofton se Rusia sot po kryen sulm hibrid ndaj Kosovës
Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka thënë se Rusia aktualisht ...
-
Zbulohet një laborator droge në Leposaviq, Policia zbardhë detajet
Policia e Kosovës ka zbuluar sot një laborator droge në Leposaviq. Lajmin ...
-
“Në veri një regjistruesi të popullsisë ia kanë lëshu qenin”
Kryeshefi ekzekutiv i Agjencisë së Statistikave të Kosovës, Avni Kastrati tha...
-
Hakerët e Rusisë sulmuan faqet e institucioneve të Kosovës, atë të Presidencës dhe Kryeministrisë
Hakerët nga Rusia kanë sulmuar faqet e institucioneve të Kosovës, të cilat gj...
-
Osmani kujton Betejën e Çabratit: Vendosja e drejtësisë është angazhim i yni i vazhdueshëm
Beteja e Çabratit paraqet stoicizmin e vajzave dhe djemve të Brigadës 137 “Gj...
-
I dyshuari që dhu*noi se*ksua*lisht për një vit 14 vjeçaren nga Ferizaj dyshohet se ishte zyrtar i Policisë së Kosovës
Herën e parë e kishte dhunuar në Autobus. E më pas për një vit rresht 59 vjeç...
-
Kosova të bëjë gjithçka që është e mundur që ta sigurojë mbështetjen e Komitetit të Ministrave
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka mirëpritur vendimin e BE-së për mir...
-
Kurti: Kosova ka nevojë për një qeverisje efikase që i përmbush nevojat e qytetarëve
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se administrata publike ësht...
-
Ambasada britanike: Kosova të bëjë gjithçka që është e mundur që ta sigurojë mbështetjen e Komitetit të Ministrave
Në Strasburg sot zëvendësministrat e Jashtëm të vendeve anëtare janë duke bër...
-
ASK i bën thirrje qytetarëve që të regjistrohen: Është obligim ligjor
Agjencia e Statistikave e Kosovës i ka bërë thirrje qytetarëve që ta shfrytëz...