Narko karteli më brutal të cilin e formuan 34 komando, dhe që masakruan qindra civilë e rekrutuan të rinj si “makineri vrasëse” (Foto/Video)
Autori: Gazeta inFokus
16:24 | 15 August 2017
Los Zetas është organizata më e madhe kriminale, e cila vepron në më shumë se gjysmën e territorit të Meksikës.
Ky narko kartel ka filluar veprimtarinë e saj si degë e kartelit të Gjirit të Meksikës, që përbëhej nga 34 komando meksikanë, misioni i të cilëve ishte mbrojtja e liderit të ri Osiel Kardenas Gilen, i cili kishte ardhur në krye të kësaj organizate në vitin 1999, transmeton Telegrafi.
Gilen kishte angazhuar si truprojë personal, togerin e pensionuar Ruben “El Chata” Salinas, i cili kërkonte 30 dezertorë meksikanë me qëllim që të formojë një degë mirë të paguar.
Me kalimin e viteve Kardenas filloi të zgjeroj ndikimin e tij edhe tek Zeta. Ky grup kishte korruptuar dhe kërcënuar njerëz derisa karteli i Gjirit u bë i paprekur, dhe kështu as autoritetet e sigurisë nuk kishin çfarë t’i bëjnë.
Deri në vitin 2013, Los Zetas ka zgjeruar veprimtarinë dhe kështu kanë angazhuar 300 pjesëtarë të njësive paraushtarake të pajisur me armë të sofistikuara, që ia kalonin ato të ushtrisë së rregullt, shkruan Business Insider.

Ministria meksikane e Mbrojtjes e ka cilësuar këtë grup si “skuadra më e madhe vdekjeprurëse në historinë e Meksikës”. Në po të njëjtin vit ata janë konfrontuar me ushtrinë meksikane, kur Kardenas u arrestuar dhe u dënuar me 25 vjet burgim.
Los Zetas asokohe ia kishte kaluar kartelit të Gjirit sa i përket të ardhurave vjetore, numrit të anëtarëve dhe ndikimit. Pas konfliktit të brendshëm që kishte filluar qysh në vitin 2010, Los Zetas është ndarë nga karteli i Gjirit. Pjesëtarët e këtyre dy kartelëve i kishin ngritur armët kundër njëri-tjetrit.
Për të frikësuar konkurrentët dhe për të rritur numrin e anëtarëve, Los Zetas kishte kryer masakra dhe sulme ndaj civilëve. Dhe kështu nga viti 2010 deri më 2011, janë vrarë mbi 350 fermerë dhe emigrantë në Meksikëe Guatemalë, të cilët kishin refuzuar t’iu bashkohen, transmeton Telegrafi.
Zetas kishte rekrutuar ish-ushtarakë nga Guatemala, rebelë të njohur si “makina vrasëse” dhe kështu filluar të ndërtojnë kampe nëpër gjithë Meksikën, për t’i trajnuar anëtarët e rinj të moshës 15 deri në 18 vjet.
Shumicën e 34 komandove që e kishin përbërë këtë kartel që nga themelimi, autoritet meksikane i kishin arrestuar apo vrarë. Ky grup ka ndikim të madh në Meksikë por është aktive edhe në Teksas.
FBI beson që Zetas kontrollon edhe disa banda amerikane siç janë mafia meksikane, sindikata e Teksasi, Hermanos Pistoleros Latinos dhe MS-13. /Telegrafi/

T� tjera
-
Haxhiu nesër në Shkup, njoftohet se do t’i takojë Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidenten
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të martën, ...
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...
































